
Edhe Kosova vajton Ismail Kadarenë. Përmes një njoftimi zyrtar, është vendosur nga presidentja Vjosa Osmani që 3 korriku të jetë një ditë zie për shkrimtarin e ndjerë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare”, thuhet në deklaratë.
Më tej, shtohet:
“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të marrin pjesë në homazhet që do të bëhen për kolosin e letërsisë shqipe.
Shqipëria shpalli dy ditë zie, më 2 dhe 3 korrik, në nderim të shkrimtarit të ndjerë.
Artikuj të sugjeruar:
- 2 dhe 3 korriku shpallen ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare
- Botuesi tregon momentet e fundit të Ismail Kadaresë:
- Botuesi i Ismail Kadaresë flet për shkrimtarin e ndjerë: “Iku pa asnjë peng”
- VIP-at reagojnë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare
- 10 poezi të pakoha nga Ismail Kadare
- Ndërron jetë Ismail Kadare