Instagramming

Për gocat shtatzënë që nuk e durojnë dot vapën, Hailey Bieber ka një zgjidhje

Shkruar nga Anabel

2 Korrik 2024

Për gocat shtatzënë që nuk e durojnë dot vapën,
FOTO: Hailey Bieber/Instagram

Hailey Bieber po zbulon shumëçka nga rrugëtimi i saj drejt mëmësisë, nga grimi perfekt, te nepsi për ushqimet pikante apo smoothie-t speciale me shijet që duket se nxiten nga hormonet e shtatzënisë. Dhe për gocat si Hailey që po e kalojnë pritjen e ëmbël nën efektin e vapës së verës dhe temperaturave të larta, ka një zgjidhje të thjeshtë dhe praktike për t’u ndjerë më freskët: uji me akull!

27-vjeçarja po mëson të “lundrojë” sipas mënyrës së saj në sfidat fizike që po i shfaqen gjatë kësaj periudhe dhe një prej tyre është edhe përballja me të nxehtin e këtij sezoni, sidomos në kushtet e shtatzënisë.

“Nëse je shtatzënë në këtë vapë, më beso, këmbët në ujë me akull ose zhytje në ujë të ftohtë,” duket se janë zgjidhja për të gjitha gocat që duan të ndihen të freskëta dhe pa presionin e temperaturave të larta të sezonit.

Për gocat shtatzënë që nuk e durojnë dot vapën,
FOTO: Instagram / Hailey Bieber

Hailey e ka dokumentuar zgjidhjen e saj me një postim në Instagram, shoqëruar me disa emoji. Dhe kjo nuk është hera e parë që Hailey tregohet e sinqertë për shqetësimet dhe ndryshimet që po i sjellë shtatzënia, që prej muajit maj kur ajo dhe Justin ndanë me të gjitha lajmin e bukur se do të bëhen prindër.

Vetëm një muaj më pas, ajo tregoi përmes një fotoje selfie, dhimbjet dhe problemet e shpinës, e disa ditë më vonë efektin anësor të shtatzënisë, pikërisht nepsin për ushqimet pikante etj.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: E News