Java e Modës

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2024

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje
Getty Images

Java e Modës në Paris 2024 na solli disa nga momentet më të paharrueshme nga bota e modës, të cilat ne po t’i sjellim në këtë artikull. Kujdes: Do mahnitesh!

“House Of Oddities” nga Viktor & Rolf

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje
Victor VIRGILE/Gamma-Rapho/Getty Images

Jo, s’po sheh një dhuratë, por një magji në modë. Një pjesë e madhe e koleksionit të Viktor & Rolf i dhanë një prekje “të çuditshme” Javës së Modës, duke treguar se maksimalizmi është gjithmonë në modë.

Shfaqja “Burleske” e Dita Von Teese

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje
Kristy Sparow/Getty Images Entertainment/Getty Images

Dita Von Teese nuk dështon kurrë!

Chanel u bashkua me trendin “të brendshmet si pantallona”

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje
WWD/WWD/Getty Images

Jo, ende s’janë mërzitur me trendin e “të brendshme si pantallona” dhe Chanel na i tregoi më së miri.

Fustani i Anatomisë nga Thom Browne

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje
Estrop/Getty Images Entertainment/Getty Images

Përpos mësimeve të anantomisë, Thom Browne erdhi edhe me xhaketën oversize dhe po, duket kaq cool!

Fustani me tekst kënge i Katy Perry

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje
Getty Images

Perry veshi një fustan asimetrik me bisht të gjatë që përmbante tekstin e këngës së saj “Woman’s World” dhe e pranojmë, di si ta marrë vëmendjen.

Kopshti zoologjik i Schiaparelli

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje
Getty Images

Schiaparelli u frymëzua nga mbretëria e kafshëve për të bërë mrekulli!

Kalorëset

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje
Getty Images

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid dhanë spektakël mbi kuaj, të veshura me Hermes.

Statuja njerëzore

Java e Modës në Paris: Momentet që na ngelën në mendje
Getty Images

Iris Van Herpen e çoi artin pamor në një tjetër nivel. Modelja Coco Rocha u kthye në një statujë njerëzore, duke rikrijuar një shfaqje si në muze.

Artikuj të sugjeruar: