
Një influencuese në TikTok, Kiara Blanco, mendon se është "mizore" që fëmijët të mos ndajnë lodra në kënde lojërash dhe kaq mjaftoi një njerëzit të shpërthenin.
"Mos sillni lodra në parqe nëse fëmijët tuaj dhe ju nuk jeni gati dhe të gatshëm për t’i ndarë me të tjerët," tha Blanco, nëna e një vogëlushi, në një video të TikTok.
“Unë nuk mendoj se është e drejtë që ju të sillni lodra në një vend ku ka shumë fëmijë dhe ju nuk jeni të gatshëm t'i ndani lodrat me fëmijët e tjerë. Ndiej sikur kjo është thjesht e gabuar", u shpreh ajo.
“Pra, si thoni t'i lëmë lodrat në shtëpi ose të jemi të gatshëm t'i ndajmë ato? Nuk e di se çfarë mendoni ju, mund të jem e vetmja me këtë mendim. Por e kam parë shumë herë këtë situatë kur shkoj në një park lojërash, nuk marrim dot lodrat me vete pikërisht për këtë arsye.”
@kiaraizabellaa Should you take toys to a public playground? #momsoftiktok ? original sound - kiara izabella ??
Shumica e komentuesve nën videon e saj nuk u pajtuan me qëndrimin e nënës së re:
"Si thua t'i mësosh fëmijës tënd se nuk ka të drejtë të luajë me lodrat e dikujt tjetër?", tha dikush në TikTok; "Të jesh i/e detyruar që të ndash gjërat është dikë tjetër të bën të kesh prioritet dëshirat e tua para të tjerëve", u shpreh një tjetër person; "Nuk është përgjegjësia ime të rris fëmijën tënd dhe t'i mësosh atij/asaj kufijtë!", tha një tjetër komentues.
“Po, kjo është arsyeja pse unë nuk i lejoj fëmijët e mi të sjellin lodra askund përveç shtëpisë dhe makinës. Ata janë shumë të vegjël për të kuptuar se si të ndajnë", ishte një tjetër mendim.
A duhet t’i ndajnë fëmijët lodrat e tyre në një park?
“Fëmijët nuk duhet t’i ndajnë ato, sidomos me fëmijët që nuk i njohin personalisht,” thotë Francyne Zeltser, drejtoreshë e shërbimeve të shëndetit mendor në klinikën “Manhattan Psychology Group”.
"Nëse një fëmijë sjell një lodër në park dhe luan në mënyrë aktive me të, nuk duhet të synojë për ta ndarë," thotë ajo.
Të thuash “jo”, shton Zeltser, është një aftësi që fëmijët duhet ta mësojnë. “Është sfiduese sepse nuk ka të bëjë vetëm me të thënin e ‘jo-së’, të cilën shumë fëmijë nuk e kanë problem ta thonë, por ka të bëjë me marrjen dhe pranimin e ‘jo-së’ nga fëmija tjetër”, thotë ajo.
Me kufijtë e duhur, ndarja është një vlerë e mirë dhe themelore, sidomos për fëmijët!
Artikuj të sugjeruar:
- Çfarë është goditja nga i nxehti te fëmijët dhe si duhet ta menaxhojnë prindërit
- Si t’i vendosni kufij fëmijëve për rrjetet sociale: Disa këshilla për prindërit
- Të kanë kritikuar shpesh kur ke qenë fëmijë? Me shumë gjasa, ke trashëguar këto sjellje
- Pse fëmijët +9 vjeç priren të distancohen nga leximi i librave?
Burimi: Today