Celebrity

Për herë të parë, Chiara Ferragni fotografohet me burrin që përflitet se është në një romancë

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2024

Për herë të parë, Chiara Ferragni fotografohet me burrin

Chiara Ferragni është fotografuar për herë të parë me Andrea Bisciotti-n, ortopedin me të cilin përflitet se është në një romancë. Në një foto ekskluzive, influencuesja dhe ortopedi duken të afërt dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Kjo është fotoja e parë mes dyshes, pasi prej javësh është supozuar për një lidhje mes dyshes. Andrea jeton në Milano, në të njëjtin qytet me Chiara-n dhe punon pranë spitalit “Humanitas”.

Nisur nga postimet e tij në Instagram, atij i pëlqen sporti dhe të udhëtojë nëpër botë, kështu që duket se është fiks për Chiara-n. Ai është me origjinë nga Pontremoli dhe punon për spitalin "Humanitas" në Milano.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andrea Bisciotti (@andreabisciotti)

Sipas thashethemeve, Andrea dhe Chiara kanë vetëm pak kohë që kanë nisur historinë e dashurisë, të cilën po përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes së medias dhe komenteve. Supozohet se familjarët dhe miqtë e tyre të përbashkët janë në dijeni të lidhjes.

Zërat për këtë romancë vijnë pak kohë pasi reperi Fedez u pa shumë pranë modeles franceze Garance Authiè, me të cilën u fotografua edhe i kapur për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo. Ata u shfaqën më pas në të njëjtin jaht, nga ku Fedez postoi në Instagram të modeles 20-vjeçare e veshur me një fustan të bardhë.

Artikuj të sugjeruar: