Showbiz dhe TV

Së shpejti dasmë? Heidi thotë se po e pret një propozim ;))

Shkruar nga Anabel

4 Korrik 2024

Së shpejti dasmë? Heidi thotë se po e pret një propozim ;))

Heidi dhe Romeo, mesa duket janë kthyer nga pushimet dhe modelja, e ftuar në “Top Arena”, foli për romancën e saj me moderatorin. Heidi tha ndër të tjera se është shumë e dashuruar dhe se të dy ata nuk ndahen dot nga njëri-tjetri.

“Ne nuk ndahemi dot nga njëri-tjetri”, tha ajo, duke shtuar se po konsideron qëndrimin në Shqipëri, pasi anon më shumë nga qëndrimi këtu.

“Ndihem shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në maksimum. Ne jemi njësoj në shumë aspekte”, tregoi Heidi, e cila tha edhe se ai i ka treguar këngë vlonjate.

Heidi gjithashtu rrëfeu se ka takuar gjyshërit e Romeos, ka drekuar me ta dhe se i do shumë. “Kam qenë për drekë te gjyshërit e Romeos dhe jam kënaqur. I dua shumë. Janë shumë të ëmbël. “Të keqen nëna”, më thoshte gjyshja e Romeos”, u shpreh ajo duke qeshur.

Tani, kalojmë te planet e një dasme! Heidi tha se dasma nuk është në dorën e saj dhe se po e pret propozimin. Dëgjove, Romeo?

Një rikujtesë e vogël, megjithëse dyshojmë se e ke harruar: Heidi dhe Romeo u njohën në shtëpinë e famshme të “BBVA 3” dhe shkuan së bashku deri në finale. Ata krijuan një romancë të bukur dhe si të gjithë ata që s’morën çmimin 100,000 euro, e fituan “Big-un” e tyre. Pra, gjetën njëri-tjetrin.

Artikuj të sugjeruar: