Celebrity

Një tjetër padi! Sean Diddy Combs akuzohet sërish për trafikim seksual

Shkruar nga Anabel

4 Korrik 2024

Një tjetër padi! Sean Diddy Combs akuzohet sërish për

Një tjetër grua ka akuzuar reperin Sean ‘Diddy’ Combs për trafikim. Në një padi të siguruar nga TMZ, pala paditëse, Adria English, ka akuzuar reperin se ai e ka shtyrë të bëjë seks me Jacob Arabov, i cili kujdesej për bizhuteritë e tij.

Adria English u shpreh se e ka takuar për herë të parë Diddy-n në vitin 2004, kur i dashuri i saj i atëhershëm mori pjesë në audicionet për modeling. Më tej, ajo tha se Combs i tha të ish-të dashurit të saj dhe një modeleje tjetër që të performonin seks oral, në mënyrë që të fitonin vendin e punës, gjë që ata e refuzuan.

Një tjetër padi! Sean Diddy Combs akuzohet sërish për

Më pas, English thotë se ish-it të saj do t’i jepej një shans i dytë nëse ajo pranonte që të punonte nëpër festat e Diddy-t në Hamptons. English, e cila ka qenë aktore e filmave për të rritur, me pseudonimin “Omunique”, e pranoi ofertën. Ajo nisi të punonte nëpër festa rregullisht dhe sipas saj, duhej të flirtonte me të ftuarit, të konsumonte pije alkoolike dhe substanca narkotike si ekstazia. Ajo u shpreh se fillimisht nuk kryente marrëdhënie seksuale me të ftuarit, por një mbrëmje, Combs e urdhëroi që të flinte me Jacob Arabov.

Pasi u detyrua të kryente marrëdhënie me Arabov, ajo thotë se Diddy e uroi dhe i dha 1,000 dollarë. Ajo pranoi se kjo s’ndodhi vetëm një herë dhe se reperi i hitit “I’ll Be Missing You” i solli edhe të ftuar të tjerë. Ajo akuzoi disa njerëz për ngacmim seksual, të cilët nuk i përmendi në padi.

Një tjetër padi! Sean Diddy Combs akuzohet sërish për

English tha se ka punuar për Combs me qëllimin që ai ta ndihmonte në industrinë e muzikës, por ai i përdori synimet e saj për muzikë kundër vajzës, pasi e kërcënoi se do ta përjashtonte përgjithmonë nga kjo industri. Pas 5 vitesh, ajo tha se ndaloi së punuari me Diddy-n, i cili nisi ta kërcënonte se do shkatërronte mundësitë e saj për t’u bërë pjesë e muzikës. English u shpreh se ka vuajtur trauma emocionale, të cilat lidhen me intimitetin dhe se ka kujtime të dhimbshme, si rezultat i trafikimit seksual.

Një tjetër padi! Sean Diddy Combs akuzohet sërish për

Jonathan Davis, avokati ligjor i Diddy-t u shpreh për Page Six se nuk ka rëndësi se sa padi dalin, kjo nuk e ndryshon faktin se z.Combs nuk ka ngacmuar apo trafikuar askënd. “Ne jetojmë në një botë ku të gjithë mund të ngrenë një padi për çdo arsye dhe pa asnjë provë. Për fat të mirë, një proces gjyqësor i drejtë ekziston dhe mund të gjehet e vërteta”, u shpreh ai duke shtuar se Diddy ka besim se akuzat e pabaza do të bien në gjyq.

Kundër Diddy-t ka shumë akzua për abuzim dhe trafikim seksual dhe një ndër më tronditëset është ajo e Cassie Ventura, me të cilën reperi ka qenë në një marrëdhënie 10-vjeçare. Ish-partnerja e reperit ngriti një padi ndaj tij në nëntor të vitit të shkuar pikërisht për abuzim dhe dhunë.

Një tjetër padi! Sean Diddy Combs akuzohet sërish për

Cassie tha në një deklaratë për Times se pas “viteve në heshtje dhe errësirë”, ajo ishte “më në fund gati të tregonte historinë dhe të fliste për veten dhe për të mirën e grave të tjera që përballen me dhunë dhe abuzim në marrëdhënie”.

Padia tronditëse përshkruante detaje të errëta të marrëdhënies së tyre, në të cilën Combs fitoi kontrollin e jetës së saj personale dhe profesionale dhe e nënshtroi atë ndaj dhunës për vite me radhë, takimeve seksuale të detyruara dhe kërcënimit të vazhdueshëm. Diddy filloi të ndiqte në mënyrë agresive Cassie-n, e cila nënshkroi një kontratë me kompaninë e tij Bad Boy Records në moshën 19-vjeçare dhe shpejt u bë e famshme, thuhej në padi. Cassie pretendonte se Diddy shkoi në festën e 21-vjetorit të saj, e puthi me forcë dhe menjëherë ushtroi fuqinë dhe ndikimin e tij.

Një tjetër padi! Sean Diddy Combs akuzohet sërish për

Për shkak të statusit të tij si themelues i Bad Boy Records, pretendonte padia, Cassie mendoi se nuk mund të refuzonte kërkesat - ose ofertat për drogë - pa rrezikuar karrierën e saj. Ajo pretendonte se ai e joshi atë me apartamente, veshje dhe e futi në rrugën e drogës, një mënyrë për ta mbajtur “të kënaqur dhe të bindur”. Ai u bë kontrollues dhe abuziv, sipas padisë, duke e goditur shpesh me grusht, shkelma dhe këmbë. Ai dyshohet se e detyroi Cassie-n të mbante armët e tij në çantë në të paktën dy raste.

Pretendohej gjithashtu si 54-vjeçari e detyroi Cassie-n të përfshihej “rregullisht në akte seksuale me meshkuj që ishin punonjës seksi” që Diddy i fotografonte dhe i filmonte. Asaj iu dha drogë para dhe gjatë akteve seksuale, duke e lejuar të "shkëputej gjatë këtyre takimeve të tmerrshme", sipas padisë.

Cassie ishte viktimë e trafikimit seksual, pasi asaj iu kërkua të kryente akte seksuale të detyruara në qytete të shumta, thuhej në padi. Gjithashtu, pretendohej se në vitin 2015, Diddy e rrahu Cassie-n aq rëndë sa kur roja e tij e sigurisë dhe ndihmësi i saj panë “dy sy të nxirë, një buzë të plasur dhe të mavijosur dhe një gërvishtje të madhe në ballë”, u përlotën.

Deri në vitin 2018, Cassie ishte e dëshpëruar për t'i dhënë fund marrëdhënies së tyre. Pas një darke ku besonte se do të diskutonin çështjen, Diddy u fut me forcë në shtëpinë e saj dhe e përdhunoi, sipas padisë. Menjëherë pas kësaj, ajo u largua nga shtëpia, të cilën ai e kishte paguar, i ktheu makinën që i kishte blerë dhe u nda përfundimisht.

Dëmet dhe traumat që përjetoi kanë kërkuar "kujdes intensiv mjekësor dhe psikologjik". “Prandaj, zonja Ventura kërkon drejtësi për dekadën e jetës së saj që z. Combs ia hoqi me kërcënime për dhunë, përdorim të tepruar të drogës, abuzim fizik dhe psikologjik dhe skllavëri seksuale,” thuhej në padi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)

Më pas, padia u tërhoq papritur dhe këngëtaren nuk e besuan, derisa u publikua një video shokuese, në të cilën Diddy, në korridorin e një hoteli tanimë të mbyllur në Los Angeles, dhunonte Cassie-n.

Artikuj të sugjeruar: