Shqipëria

Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj

Shkruar nga Anabel

4 Korrik 2024

Arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar në Tiranë, gjatë mëngjesit të ditës së sotme (4 korrik 2024). Bashkë me të, janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. Arsyeja e arrestimit lidhet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prej disa muajsh, Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK dhe janë kryer edhe kontrolle në disa biznese. Gjykata e Poasçme vendosi ish-ministrin nën hetim më 18 mars, 2024, për dyshimet lidhur me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Koncesioni 10-vjeçar do të siguronte mjetet e duhura kirurgjikale të personalizuara, njëpërdorimëshe dhe trajtimin e mbetjeve biologjike. Gjithashtu, edhe dezinfektimin e sallave ku kryheshin operacionet.

Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste dhe ishte ministër i Shëndetësisë në periudhën 2013-2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të "SASPAC" nga Edi Rama. Pas vendimit të SPAK për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitjeje”, në lidhje me akuzat për aferën e sterilizimit, Beqaj u dorëhoq nga "SASPAC" dhe nga roli i negociatorit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.