
Kris ka vendosur të flasë hapur për problemet e saj shëndetësore! Ylli i reality show-t u shpreh gjatë episodit të fundit të “The Kardashians” se po mendon të heqë vezoret përmes operacionit, pasi u diagnostikua me një tumor.
“Shkova te mjeku dhe bëra një skaner,” u tha ajo me lot në sy të bijave. “Ata gjetën një kist, si një tumor i vogël”.
Kris vazhdoi, "Ata thanë se duhet të më hiqen vezoret."
68-vjeçarja u shpreh se nuk është nervoze për procedurën, por për faktin se ky vendim ka ndikim emocional për shkak të heqjes së vezoreve nga aparati riprodhues. “Aty u ngjizën të gjithë fëmijët e mi.”
“Kjo është gjithashtu një shenjë që tregon se jemi plakur dhe që ne kemi mbaruar me këtë pjesë të jetës. Pra, është një kapitull i tërë që mbyllet pas këtij vendimi.”
Kris Jenner breaks down and tells her family she has a tumor their reaction #krisjenner #TheKardashians pic.twitter.com/CypRSuH2XC
— kardashactu (@belidaly) July 4, 2024
Ajo shtoi gjatë rrëfimit se njerëzit shpesh e pyesin se cila është puna më e mirë që ka pasur ndonjëherë.
“Të qënit nënë! Bekimi më i madh në jetën time ishte të lindja gjashtë fëmijë të bukur.”
Ndërkohë, gjatë bisedës me të bijat, i pranishëm ka qenë edhe partneri i saj, Corey Gamble, i cili tregoi mbështetjen e tij, duke e surprizuar Kris me një dhuratë të veçantë, një pallto Prada.
"Nuk jam më e trishtuar," tha Jenner duke fshirë lotët. "Është mahnitëse se si rrobat e reja rregullojnë gjithçka," përfundoi ajo me nota humori, ndërsa theksoi se ishte shumë e bindur për vendimin e operacionit dhe rrugëtimit shëndetësor në këtë kapitull të ri.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: E News