Showbiz dhe TV

E mendoni dot? Nëse Ledioni do të ndiqte pasionin e parë, nuk do e shihnim në moderim, por në muzikë

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2024

E mendoni dot? Nëse Ledioni do të ndiqte pasionin e parë, nuk do

Ta priste mendja që Ledion Liço mund të ngjitej në një skenë, jo për të moderuar, por për të kënduar? Epo, në podkastin “Back to the Beginning” përballë Kozeta Kurtit, Ledioni foli për karrierën e tij në media, qysh prej fillimeve e deri në pikën që është sot.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kozeta Kurti (@kurtikozeta)

“Unë kam dashur të bëj muzikë në fillim. Muzika ka qenë diçka që më thërriste, më ndryshonte, më jepte forcë, më ngushëllonte më shumë sesa çdo gjë tjetër,” tha Ledioni dhe na la të kuptojmë se ky ishte hapi i parë i rrugëtimit në media.

Më tej, ai e pa median si një mjet për t’u shprehur dhe për të ndarë me të gjithë pasionet dhe dëshirat e tij. Megjithatë, theksoi se fama nuk ishte në planet e tij, por e cilësoi si një “dëm anësor”.

“Gjithmonë të qenit i famshëm ka qenë një dëm anësor. Jam një njeri introvert dhe për këtë arsye nuk dua të shoh famën si qëllim, por kjo është pjesë e punës që bëjmë”.

Ai u shpreh se Top Albania Radio ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tij profesional.

“Unë kam qenë 16 vjeç kur kam ardhur në Top Albania Radio për herë të parë. Ishte një periudhë kur radioja kërkonte prezantues të rinj për programin “Select”. “E shikon ime më dhe thotë kështu do e nisësh ti me: “Hej, njerëz”. Mamatë në fillim kështu janë... Nuk më morën në punë me këtë”, tha ai i buzëqeshur.

Më pas, shtoi se gjeti një mundësi të re në formatin e talenteve të reja, duke nënvizuar se ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe se ka punuar me emra të njohur të botës së televizionit.

Ledioni vijoi duke thënë se ka pasur fat që kanë besuar në talentin dhe pasionin e tij. “Dhe tani, duke drejtuar Top Albania Radio dhe themeluar Top Channel Films, kam mundësinë të ndihmoj të tjerët të realizojnë ëndrrat e tyre, ashtu siç kam bërë unë. Në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është pasioni dhe përkushtimi që vendos në çdo gjë që bën”, tha moderatori i “BBVA 3”, duke shtuar se muzika dhe media kanë qenë përherë burimi i këtij pasioni.

Bonus? Një video e Ledionit duke kënduar:

Artikuj të sugjeruar: