Gjatë muajit të kaluar ke menduar shumë për karrierën, kjo sepse Hëna ka qenë e përqendruar te Bricjapi, një shenjë që e ka mendjen veç te puna. Hëna, që prej 21 qershorit, ka ndriçuar shtëpinë tënde të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve, ndaj s’është çudi nëse ke filluar të zhvillosh disa bisedime interesante për një pozicion më të mirë pune. Nëse s’ke pasur lajme të mira gjatë muajit të kaluar, me shumë gjasa, do t’i kesh gjatë këtij muaji.
Më 21 korrik do të ndodhë një tjetër Hënë e plotë në Bricjap, e cila do të të sjellë një mundësi të artë për të shënuar një fitore të madhe në karrierë. Hëna e plotë do të të bëjë të vendosësh për kushtet, pagën dhe përfitimet e punës, ndaj bëhu kreativ/e dhe njih vlerat e tua. Nëse jë një Dash i/e vetëpunësuar, kjo ngjarje qiellore do të sjellë më shumë klientë prestigjozë dhe do të kesh mundësi të fitosh më shumë para.
Rishtazi, Marsi i ka rritur shpenzimet e tua, që prej momentin kur hyri në Dem, më 8 qershor. Megjithatë, të ardhurat do të shkojnë në rendin e duhur më 20 korrik, kur Marsi të largohet nga Demi. Gjithsesi, le të kthehemi pak pas dhe të përqendrohemi te fillimi i muajit. Më 5 korrik do të kesh një Hënë të re në Gaforre, e cila do të stimulojë interesin dhe motivimin tënd për të përmirësuar jetën, për të gjetur një shtëpi pushimesh, për të investuar në një pronë të paluajtshme etj.
Është e mundur që të ndërrosh shtëpinë në korrik, ose të përmirësosh shtëpinë aktuale me mobilje të reja. Marsi, sundimtari yt do të jetë në një kënd të mirë me Saturnin, duke sugjeruar që ndryshimi që do të bësh mund të të sjellë më shumë përfitime në të ardhmen.
Gjatë këtij muaji, do të ketë një aspekt shqetësues që do ta cekë shenjën tënde. Mërkuri do të kundërshtojë Plutonin, ndaj nëse bëhet fjalë për nënshkrimin e një marrëveshjeje për një projekt në të cilin përfshihen shumë para, atëherë, konsultohu me një avokat.
15 korriku do të jetë një ditë e veçantë kur Marsi do të bashkohet me Uranin për t’u kujdesur për të ardhurat e tua. Këto dy planete do t’i dërgojnë rreze të shkëlqyera Diellit dhe në të njëjtën kohë, ka të ngjarë të marrësh lajme të mira për pagesën dhe të ardhurat që ke fituar deri tani. Ndërsa 3 ditë më vonë, kur Dielli dhe Urani të jenë në një sinkron të përsosur, do të ndihesh sikur je gati të pushtosh botën. Do të mbushesh me forcë dhe energji, si dhe do të kesh motivimin e duhur për të marrë atë që synon.
Pas datës 20 korrik dhe në javët në vijim, do të mund të planifikosh pushime në vende të ndryshme, të cilat do të të dhurojnë qetësinë shpirtërore për të cilën ke nevojë. Më 22 korrik, Dielli do të shkojë në Luan për të ndezur shtëpinë tënde të pestë të romancës dhe dashurisë, ndaj me shumë gjasa do të kesh shansin të takohesh me partnerin/en ideal/e.
Nëse je beqar/e, dikush nga e shkuara mund të kthehet sërish. Nëse bëhet fjalë për një person që sot mund të jetë dashuria jote e vërtetë, ia vlen t’i japësh një shans. Nëse je në një marrëdhënie, je gati ta çosh romancën në një tjetër nivel dhe të zgjidhësh disa mosmarrëveshje.
Ndërsa më 25 korrik, kur Dielli dhe Marsi të përshëndeten me njëri-tjetrin, do të kesh një mbrëmje romantike, ose një arratisje të vogël dhe interesante.
Gjatë fillimit të muajit do të jesh në një pozitë të shkëlqyer, pasi Marsi do të jetë ende në shenjën tënde dhe ky është një privilegj që mund ta përjetosh një herë në 2 vite. Kjo do të të japë një avantazh të madh për të ndjekur pasionet e tua dhe për të realizuar gjërat që do të bësh më shumë. Me shumë gjasa, këtë muaj do të arrish të plotësosh disa nga dëshirat e tua. Njerëzit do të jenë të prirur të të mbështesin, sidomos gjatë kohës kur Marsi do të vijojë të jetë në shenjën tënde (deri më 20 korrik). Shfrytëzoje maksimalisht këtë periudhë, për të caktuar takime të reja dhe të rëndësishme në karrierë, si dhe për të ecur përpara me objektivat në jetën tënde.
Duket se po mendon shumë për paratë dhe po përpiqesh të gjesh mënyra të shumta për të fituar më shumë të ardhura, si dhe për të kursyer. Për më tepër, mund të kesh kërkuar një rritje page, ose të jesh në negociata e sipër për një punë të re. Në fakt, je në rrugën e duhur, pasi do të kesh sukses me paratë deri në qershor të vitit tjetër. Vijo të punosh për lekët dhe shto kursimet, i dashur Dem!
Hëna e re e 5 korrikut mund të të sjellë një dëshirë të madhe për të shkuar në një udhëtim të shpejtë, pranë detit. Sundimtari yt, Afërdita do të jetë në Gaforre, ndërsa Urani në shenjën tënde. Kjo do të sjellë më shumë ndërveprim mes këtyre planeteve, ndaj është një ide e mirë që të arratisesh në një udhëtim spontan dhe interesant. Një mik pranë teje mund të ketë nevojë për prezencën tënde, ndaj një udhëtim i shpejtë nuk të bën dëm. Grafiku yt këtë muaj vendos një theks të veçantë mbi udhëtimet dhe edukimin në çështje ndërkombëtare.
Më 21 korrik, kur të ndodhë Hëna e plotë në Bricjap, do të kesh mundësinë që të marrësh ca lajme të mira, të cilat do të të sjellin lumturi. Kjo, sepse Hëna e plotë do të ndërveprojë me Diellin për të të dhuruar një korrik të paharrueshëm.
Karriera jote do të aktivizohet shumë dhe do të kesh mundësinë të marrësh një promovim ose një punë të re, në një pozicion që të sjell më shumë të ardhura. Këto lajme të mira, me shumë gjasa do t’i dëgjosh deri në Hënën e plotë të 21 korrikut. Gushti do të sjellë më tepër lajme, kështu që organizohu për pushimet, që të mos shkëputesh pa i marrë lajmet e mira.
Sa i përket romancës, kur Afërdita të vizitojë Gaforren, ti do të jesh një ndër shenjat më magnetike të horoskopit. Gjithashtu, edhe Marsi te Demi të bën të paharrueshëm/me! Nëse po mendon të bësh një udhëtim të shpejtë, ndoshta gjatë fundjavës pas Hënës së re të 5 korrikut, kape mundësinë, pasi mund të kesh një takim magjepsës. Mos i neglizho daljet, pasi Kupidi i ka drejtuar shigjetat karshi teje.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.