Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2024: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2024: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2024: Luani dhe Virgjëresha

Karriera jote po merr një drejtim shumë të mirë dhe duket se do të mund të shkosh në nivele më të larta. Një turmë planetesh shumë miqësorë janë grumbulluar te shenja e Demit dhe janë përqendruar në sektorin profesional. Marsi është në një pozicion shumë të mirë dhe ka marrë drejtimin e karrierës tënde deri më 20 korrik.

Hëna e re më 5 korrik në Gaforre përqendrohet te shtëpia jote e 12-të do të të bëjë të punosh me dyer të mbyllura për një çështje konfidenciale, në aspektin personal ose profesional. Do të mund të ndërtosh një strategji konkurruese për kompaninë tënde.

Veprimet që do të bësh gjatë fillimit të korrikut mund të lidhen me paratë, konkretisht me taksat, ose me planifikimin e pasurive, aplikimin për një kredi, ose kërkesën për siguracion. Saturni, i vendosur te Peshqit dhe në shtëpinë e tetë të parave të njerëzve të tjerë, do të dërgojë një rreze të bukur te Hëna e re, Dielli dhe Afërdita, duke të të dhuruar rehatinë që do të të duhet gjatë kësaj kohe.

Do të kesh një vend dhe hapësirë shërimi, fizikisht, shpirtërisht dhe psikologjikisht. Ti mund të vendosësh të bësh ekzaminimet e tua vjetore, ose të duash të flasësh me një terapist. Kjo është një periudhë e dobishme për t’u kujdesur për takimet e tua me dentistin, mjekun dhe specialistë të ndryshëm, në varësi të problematikave me të cilat mund të hasesh.

Hëna e plotë e 21 korrikut do të jetë një ngjarje interesante. Ajo do të jetë në Bricjap, njësoj si Hëna e plotë e muajit të kaluar dhe do të vijojë me përqendrim të madh te projektet e punës së përditshme, të cilat duhet të përfundojnë afër datës 21 korrik (+ 4 ditë). Këto detyra do të jenë në prizmin personal ose profesiona. Do të bësh një përparim mbresëlënës dhe do të kesh nevojë për ndihmë ekstra për raportime.

Zhvillimet në punë do të vijnë papritur dhe në mënyrë krejt rastësore në këtë Hënë të plotë. Si Marsi, ashtu edhe Urani do të jenë në një kënd shumë të mirë me Diellin, ndaj me shumë gjasa do të të pëlqejë ajo që do të ndodhë. Përgatitu për shumë emocione. Nuk ka ndonjë arsye për shqetësim, pasi Plutoni dhe planetet e tjerë do të të mbrojnë që të të mbajnë të shëndetshëm/me.

Në aspektin romantik, jeta do të jetë më e lehtë, sidomos tani që Jupiteri ka hyrë te Binjakët, që nga data 25 maj, për të qëndruar për plot 1 vit. Kjo do të thotë se edhe ana sociale do të jetë shumë e përparuar dhe aksioni që ka munguar gjatë vitit të kaluar, do të kompensohet tani.

Të gjitha gjërat që kanë mbetur pezull më parë do të marrin nxitjen që duhet, për të të çuar përpara për muajt në vijim. Afërdita do të jetë në shenjën tënde nga 11 korriku deri më 4 gusht dhe do të jesh gati të kalosh një periudhë të këndshme në sferën e dashurisë dhe jo vetëm.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2024: Luani dhe Virgjëresha

Ky muaj do të jetë i bekuar për ty, pasi Afërdita do të dërgojë ca rreze fantastike tek Urani, planeti i surprizave dhe me shumë gjasa, do të marrësh ca ftesa të papritura, të cilat do të të sjellin veç lumturi. Marsi do të ndjekë të njëjtin shembull, duke të të dhuruar çdo mundësi të mirë për negociata dhe komunikim me njerëzit që të rrethojnë. Marsi dhe Afërdita, nga ana tjetër, do të punojnë së bashku për të fuqizuar sharmin tënd dhe duke të të bërë njeriun më magnetik kudo dhe kurdo.

Marsi, aktualisht ndodhet në sektorin tënd të udhëtimit, duke të të sugjeruar që të bësh një pushim gjatë këtij muaji. Është momenti ideal për të shkuar në një tjetër destinacion dhe për t’u shkëputur sadopak nga monotonia. Së shpejti, karriera jote do të jetë mjaft aktive dhe do të ndihesh me shumë fat. Por, të inkurajojmë që të ndërmarrësh udhëtime gjatë kësaj periudhe, para se të vijë koha që të mos shkëputesh dot nga puna.

Hëna e plotë e 21 korrikut mund të jetë speciale për ty. Do të qëllojë te Bricjapi dhe gjithashtu, do të orientohet drejt Diellit, i cili luan një rol special për shenjën tënde. Kjo është Hëna e dytë radhazi që bie në sektorin e dashurisë së vërtetë. Muajin e kaluar ke pasur një Hënë të plotë më 21 qershor dhe kjo ngjarje qiellore do të bjerë saktësisht në sektorin e dashurisë së vërtetë. Dashuria do të jetë në ajër dhe është momenti që të largohesh nga shqetësimet e përditshme, ose për të shijuar jetën me familjen. Nëse ke në plan të sjellësh në jetë një bebe, sërish është një periudhë ideale.

Nëse je një artist/e, Hëna e plotë të frymëzon në projekte kreative dhe kjo do të jetë “lindja” e një vepre interesante, e cila do të të krenojë. Ti duhet të përfitosh nga kjo Hënë e plotë, pasi do të të ofrojë pafund mbështetje. Gjithashtu, shumë surpriza të ëmbla do të vijnë për shenjën tënde. Mund të udhëtosh në mënyrë shumë spontane. Nëse je beqar/e, do të mund të takosh dikë të ri, krejt rastësisht. Kjo Hënë e plotë është e lumtur, sociale dhe plot me të papritura, ndaj është momenti ta shijosh plotësisht.

Na beso! Ky muaj do të të pëlqejë shumë, pasi di të jetë shumë më i ndryshëm nga ai me të cilin je mësuar deri tani. I zhytur në romancë, miqësi dhe ndjesi pozitive, korriku ka si qëllim të të largojë nga jeta virtuale dhe të të afrojë me atë të vërtetën, me miq dhe partner/e.

Mos harro se nga 4-28 gusht, Mërkuri do të jetë në prapavijë, ndaj përfundo sa më shumë projekte e detyra, pasi ti e di që prapavija e Mërkurit ngadalëson gjithçka. Sugjerohet që nismat e tua të përfundojnë para Hënës së plotë të 21 korrikut, për më shumë suksese e arritje.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.