Mund të jësh duke u menduar për një udhëtim spontan, madje mund të jesh duke bërë gati edhe valixhen, por yjet sugjerojnë që të mendohesh dy herë. Korriku do të jetë një muaj jashtëzakonisht pozitiv për të bërë përpara në aspektin profesional e personal, veçanërisht pas Hënës se re të 5 korrikut, e cila do të ndodhë në Gaforre. Hëna e re do të të dhurojë mundësi të reja në sektorin e shtëpisë së nderimeve, çmimeve dhe nderimeve.
Për shenjën tënde, kjo ngjarje qiellore do të jetë më e rëndësishmja e këtij viti dhe do të të ndihmojë të gjesh një pozicion të ri, për të marrë një promovim, apo për të marrë në kompaninë tënde një klient të ri. Mund të jesh në pritje të një projekti të ri fitimprurës ose për një promovim në karrierën tënde. Efektet e Hënës se re mund të mos ndihen direkt, por do të përjetosh një energji të fuqishme në 10 ditët pasuese.
Mënyra më e mirë për të manifestuar dëshirat e tua gjatë kësaj periudhe është që të shkruash qëllimet e tua dhe të ndërmarrësh veprime për t’i realizuar ato. Duhet ta kuptosh se edhe ti duhet ta veprosh dhe të mos presësh që yjet të bëjnë gjithçka për ty. Në të njëjtën kohë, veprimi i Marsit me Uranin do të të ndihmojë që të përqendrohesh në shtëpinë tënde të tetë financiare, atë të parave të njerëzve të tjerë, e cila do të kontribuojë si element mbështetës në rritjen e të ardhurave të tua. Hëna e re e 5 korrikut do të përqendrohet në jetën tënde publike, ndërsa Hëna e plotë e 21 korrikut, në jetën tënde private dhe atë familjare.
Më 21 korrik, qielli do të ndriçohet nga Hëna e plotë e 21 korrikut. Kjo ngjarje qiellore do të qëllojë në Bricjap. Diçka e re do të ndodhë, do të ndjesh lëvizje, rinovim ose do të dekorosh shtëpinë tënde. Ose mund të bësh diçka për familjarët e afërt, prindërit apo kushërinjtë.
Mund të jesh në përfundimin e një çështjeje familjare në lidhje me një pronë. Kjo mund të ketë nisur/rikthyer që prej muajt të kaluar, por gjatë korrikut do të arrijë të përfundojë. Do të marrësh një vendim ose njoftim të rëndësishëm, veçanërisht në lidhje me këtë çështje.
Hëna e plotë e këti muaji, pra ajo e 21 korrikut, është miqësore në të gjitha mënyrat. Nëse ke nevojë për para për ta bërë realitet një ëndrrën tënde, rreze të përkryera do të vijnë nga Marsi dhe Saturni. Ato do të mbërrijnë në shtëpinë tënde të tetë, atë të parave të njerëzve të tjerë (përfshirë kredi dhe hipoteka) dhe ka të ngjarë që të marrësh paratë që të duhen. Jo vetëm Dielli dhe Hëna do të jenë miqësore me Marsin dhe Saturnin, por edhe Plutoni, planeti i financave, do të jetë në humor të mirë për të të dhuruar më shumë të ardhura. Nëse paratë nuk të vijnë prej punës apo projekteve, mund të vijnë prej familjarëve.
Tani do të mund të marrësh shpërblimin e duhur për gjërat që ke punuar kaq shumë. Je gati për një pushim të gjatë dhe me siguri, do ta marrësh një të tillë, pas një kohe të gjatë. Dielli, Hëna e re dhe Afërdita do të mbushin shtëpinë tënde të udhëtimeve dhe distancave të gjata, kështu që, busulla jote do të të dërgojë në drejtime të reja.
Duket se do të shpenzosh kohë afër detit, duke qenë edhe se Dielli dhe Hëna e re do të jenë në Gaforre, një shenjë Uji. Neptuni dhe Saturni do të jenë gjithashtu te Peshqit, një tjetër shenjë Uji, ndaj është mëse e justifikueshme. Shtëpia jote e pestë, e orientuar drejt fëmijëve, do të shkëlqejë gjatë kësaj periudhe. Merr personin e zemrës dhe nisuni bashkë në një udhëtim emocionues dhe romantik.
Nëse nuk ke kohë për udhëtime, pasi jeta mund të jetë e zënë, përqendrohu që të planifikosh më shumë kohë cilësore me personin e zemrës. Nëse je beqar/e, dil dhe argëtohu me miqtë. Ky është një muaj i përsosur për të kaluar më shumë kohë me njerëzit e dashur dhe me ata me të cilët do të kalosh mirë. Mos harro të marrësh pak kohë për veten, për të shkuar në një spa, ose për të bërë trajtime ose një masazh.
Sa i përket projekteve artistike, qofshin ato personale ose profesionale, do jenë në rrugëtimin e duhur. Sigurohu që të marrësh kohën e botës për t’i përfunduar, pasi Saturni do të të ngadalësojë pak. Por, nga ana tjetër, ka të ngjarë që të kesh të bësh me projektin më të rëndësishëm të jetës tënde.
Nëse ke një partner romantik afatgjatë, ka të ngjarë që të kesh një moment intim të bukur dhe të lidheni edhe më shumë. Në korrik, do të jeni të dy të relaksuar, pasi ritmi do të jetë pak më i ngadaltë se i muajve të tjerë. Përpos kësaj, Afërdita do të bëjë magji. Kjo do të të mbushë me joshje dhe do të të bëjë një person shumë karizmatik, të paharrueshëm për të tjerët.
Më 20 korrik, Marsi, sundimtari yt shkon te Binjakët, duke të të motivuar që të studiosh më mirë rreth investimeve që ke në plan të bësh. Nëse po mendon të bësh një shpenzim të madh dhe mbase të papritur, i cili do ta zhvendosë fokusin tënd në gjendjen aktuale të të ardhurave. Periudha e shpenzimeve të mëdha do të përfundojë kur Marsi të largohet nga Binjakët më 4 shtator. Mos u shqetëso! Në vijim, do të kesh një periudhë të artë në këtë sektor.
Hëna e plotë e 21 korrikut do të sjellë një projekt ose një negociatë të re. Kjo ngjarje qiellore do të ngjasojë me atë të muajit të shkuar. Të dyja këto Hëna të plota, me diferencë fiks një muaj, përbëjnë një ngjarje të rrallë, e cila sigurisht, sjell të mirat e saj. Mund të nënshkruash një kontratë të re këtë muaj dhe të përfundosh projekte të ndryshme. Të sugjerojmë të bësh më të mirën gjatë këtij muaji, pasi më pas, Mërkuri do të shkojë në prapavijë dhe gjërat do të ngadalësohen.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.