Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

5 Korrik 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Ti do ta nisësh muajin me vendosmërinë për të rregulluar gjendjen e financave të tua. Ndoshta ke pasur shpenzime të ndryshme, të cilat të kanë dëmtuar kuletën. Me shumë gjasa, do të mbyllësh të gjitha detyrimet, që të mos kesh më të papritura dhe në fakt, fillimi i korrikut është fiks momenti i duhur për ta bërë këtë. Nëse je i/e vetëpunësuar, sipërmarrje jote do të ecë me ritme të shpejta dhe falë punës tënde, shumë para do të vijnë drejt teje. Shpenzimet e mëdha do të pakësohen kur Marsi të largohet nga Binjakët.

Pasi të mbërrijë Hëna e re e 5 korrikut, do të kesh mundësi të gjesh mënyra të reja dhe kreative për të rritur të ardhurat, rrjedhimisht, edhe kursimet. Do të njihesh me burime të ndryshme financimi dhe do të bësh përpjekje dhe hapa të rëndësishëm, të cilët do të të shërbejnë në të ardhmen. Mund të jesh duke punuar me dokumentet e tua për një trashëgimi, ose mund të bëhesh pjesë e një projekti fitimprurës.

Hëna e plotë e 21 korrikut do të jetë një ngjarje interesante, që do të të sjellë surpriza të vyera. Kjo Hënë e plotë do ta largojë vëmendjen tënde nga paratë dhe me shumë gjasa, dod të kesh një marrëdhënie të re, lidhur me një ortak biznesi ose me një partner romantik. Financat dhe shpenzimet do të ndahen, kështu që paratë nuk do të jenë më kokëçarja jote.

Ti ke si sundimtar Jupiterin, i quajtur gjithashtu planeti i fatit të mirë, i përqendruar në shtëpinë tënde të karrierës, partneritetit dhe martesës. Personi me të cilin bashkëpunon ose ke një marrëdhënie romantike, është një avantazh i madh në jetën tënde. Jupiteri ka mbërritur rishtazi në grafikun tënd dhe do të qëndrojë atje deri gjatë vitit të ardhshëm, më 9 qershor 2025. Përparimi yt gjatë muajve të ardhshëm do të jetë mbresëlënës dhe do të mund të bashkosh forcat me një tjetër person, i cili është mjaft bashkëpunues dhe vizionar.

Që prej 11 korrikut, kur Afërdita të shkojë në Luan, do të mund të biesh në kontakt me një person intresant, i cili me shumë gjasa, do të jetë një partner ideal për romancë. Kjo do të ndodhë për shkak se Afërdita, planeti i dashurisë, do të shkojë te Binjakët, një ndër shenjat më sociale të horoskopit dhe kjo dyshe është thjesht fantastike!

Kjo mund të jetë një shenjë emocionuese! Afërdita dhe Marsi do të shtojnë shkëlqimin tënd në aspektin romantik dhe ndoshta, falë përkushtimit tënd dhe të personit tënd, do të mund të krijosh një raport afatgjatë. Rrugëtimi juaj mund të jetë sfidues, por magjepsës.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Në këtë muaj kaq të mirë për shenjën tënde, do të gjesh motivimin për të bashkuar forcat me dikë që është i rëndësishëm për ty. Hënë e re e 5 korrikut do të shkojë në sektorin tënd të partneritetit dhe ti do të mund të vihesh në lëvizje. Urani, planeti i surprizave dhe Marsi, i mbushur me pasion, do të udhëtojnë në shtëpinë tënde të pestë, atë që përqendrohet te romanca. Këto planete do të dërgojnë rreze drejt Diellit, Hënës së re dhe Afërditës, duke aktivizuar shtëpinë e martesës dhe lidhjeve të qëndrueshme. Korriku mund të jetë muaji kur merr një propozim martese.

Nëse je i/e martuar, partneri/ja mund të tregojë më shumë dashuri se zakonisht gjatë këtij muaji. Në fund të ditës, Afërdita po bën gjithçka që është e mundur për të sheqerosur marrëdhënien tënde, me një sërë metodash.

Nëse je duke dalë me dikë/ose në një lidhje, por nuk je gati për të marrë një hap të rëndësishëm, sërish marrëdhënia do të shkojë në një hap të ri, duke marrë një propozim romantik për t’u bërë i/e dashura e tij/saj ose për bashkëjetesë. Nëse je single, atëherë mundësia do të shkojë tek aspekti financiar. Mbase flitet për një projekt artistik, ose për një angazhim të rëndësishëm në një profil që lidhet me komunikimin, shkrimin, marketingun etj. Shtëpia jote e pestë, e romancës, dashurisë, famijëve, kreativitetit dhe imagjinatës, është më aktive se kurrë.

Megjithatë, bëj kujdes me nënshkrimin e kontratave gjatë 10 ditëve të para të muajit, pasi Mërkuri, planeti që sundon marrëveshjet kontraktuale, do të kundërshtojë bindshëm Plutonin, në lidhje me të ardhurat e tua. Sektori i kursimeve dhe pasurive do të jetë në qendër të vëmendjes tënde. Mërkuri po tërhiqet, pasi shpejt do të shkojë në prapavijë (4 gusht 2024), por kjo do të jetë pak periudhë e parehatshme për ty. Ti dhe partneri në biznes duhet të ndani detyrat. Merr kohën e duhur për të pranuar/refuzuar marrëveshjen.

Hëna e plotë e 21 korrikut do të bjerë në shenjën tënde, njëjtë si muajin e kaluar. Dallimi mes këtyre dy Hënave të plota, të cilat kanë rënë të dyja në shenjën tënde, është se ajo e para u shfaq për të prekur drejtpërdrejt Bricjapët që kanë lindur brenda 21 dhjetorit. Hëna e plotë e korrikut fokusohet te personat që kanë lindur nga 15 deri në 19 janar. Kjo e përqendron energjinë dhe vëmendjen tënde te çështje të rëndësishme të arritjeve personale dhe profesionale.

Një ditë para Hënës së plotë, Marsi do të zhvendoset te Binjakët dhe do të ndriçojë sektorin tënd të punës. Vëmendja do të tërhiqet sërish te puna dhe projektet, ndaj nëse e sheh të nevojshme, kërko ndihmë, ose punëso dikë që mund të të mbështesë përkohësisht ose edhe në mënyrë afatgjatë, në varësi të projektit dhe volumit të punës që ke. Ti je një person frymëzues dhe kreativ, ndaj njerëzit do të duan të punojnë pranë teje.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.