Muzika

Një rekord i ri për Duan! Tre albumet e saj në krye të listave në Mbretërinë e Bashkuar

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2024

Një rekord i ri për Duan! Tre albumet e saj në krye të

Dua Lipa, përmes një postimi në Instagram, ka ndarë lajmin e mirë se të tre albumet e saj janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë. 

Në postimin e saj që shoqërohet me disa fotografi nga momente të ndryshme, ajo shkroi:

"Të tre albumet e mia janë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë!!!! "Fëmijët e mi" po më bëjnë kaq krenare, faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen dhe që më keni lejuar të jem kolona zanore e ditëve tuaja gjatë këtyre 8-9 viteve të fundit!!!!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në listën zyrtare të albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, Official Charts, albumi “Radical Optimism” është albumi i 3-të më i dëgjuar i javës, “Future Nostalgia” i 8-ti ndërsa “Dua Lipa”, albumi i saj i parë i publikuar në 2017 i 10-ti.

Kjo arritje e fundit e vendos Dua Lipën në një kategori të veçantë artistësh, është një tjetër provë që këngët e saj janë super fiksuese.

Artikuj të sugjeruar: