Adelina Ismaili do të rikthehet në muzikë, pas një mungesë të gjatë. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar se shpejt do të sjellë këngën e re dhe këtu vjen surpriza: Meee Sabri Fejzullahun.
Në një foto ku shfaqet me një fustan të bardhë nusërie, një buqetë me lule të bardha, në një fushë të blertë, Adelina u ka bërë tag bashkëpunëtorëve dhe njëkohësisht, ka bërë të lumtur adhuruesit e muzikës së saj.
Nuk dihen detaje të metejshme për projektin e ri, por ajo dhe Sabriu, më parë kanë “kallur cigaren” dhe urojmë që bashkëpunimi i ri të jetë po aq ikonik.
Rikujtojmë se për herë të fundit e pamë në skenë Adelinën, në Festivalin e Këngës, në dhjetor të 2023-shit, ku performoi "Zemrën nuk ta fal".
View this post on Instagram
Këngëtarja falenderoi publikun dhe u shpreh: “Sot po i thoja një personi se gjithnjë Shqipëria më ka dashur më shumë se Kosova, sepse nuk më keni kryqëzuar asnjëherë", duke u përcjellë me shumë duartrokitje.