Showbiz dhe TV

Paska kaluar testin! Vjehrri i Mozzik flet për takimin me reperin: “Është dhëndri im i ri”

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2024

Paska kaluar testin! Vjehrri i Mozzik flet për takimin me reperin:

Që Mozzik dhe moderatorja Lotina Haziri janë në një marrëdhënie, ky nuk është më sekret, por rishtazi, duket se kjo lidhje është bërë paksa më serioze, pasi reperi ka takuar edhe vjehrrin e tij, politikanin Lutfi Haziri, i cili është nënkryertar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë në “Kojshia Show”, politikani u shpreh se e ka bërë takimin me Mozzik dhe nuk hezitoi që ta quante edhe ‘dhëndrin e ri’.

“Mozzik është dhëndri im i ri. Unë jam gëzuar, me thënë të drejtën. Mbrëmë e takova për herë të parë”, u shpreh Haziri.

Epo, reperi e paska marrë konfirmimin më të rëndësishëm!

Mozzik dhe Lotina kanë konfirmuar lidhjen e tyre, pasi shpërthyen thashethemet se ata janë bashkë. Mediat dhe njerëzit panë me vëmendje postimet e tyre dhe zbuluan se çifti ishte duke kaluar pushimet në Tanzani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Më tej, Mozzik, në intervistën e tij në “Reload” foli për të dashurën e re, duke u shprehur se për të ka pasur një pëlqim të vjetër.

“Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë”.

Lotina, ashtu si Mozzik, e ka konfirmuar romancën përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Mozi day everyday”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Artikuj të sugjeruar: