Udhetim

6 shenja që tregojnë se dëshira për të qenë perfeksionistë po shkatërron pushimet tuaja

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2024

6 shenja që tregojnë se dëshira për të qenë
FOTO: KSCHONG VIA GETTY IMAGES

Për shumëkënd, një pushim i radhës është diçka emocionuese, sepse ndjesia vjen bashkë me padurimin për të eksploruar vende të reja, për të shijuar një udhëtim me miqtë apo familjen, një kulinari të re dhe të pasur etj. Por, për perfeksionstët, pushimet e radhës mund të jenë një burim stresi, një qasje që i kthen këto ditë thjesht në diçka sfiduese.

Ja shenjat:

1. Nuk janë fleksibël kur ndryshojnë planet

Kur diçka nuk shkon siç është planifikuar, perfeksionistët mund të kenë shumë vështirësi për t'u përshtatur, kjo për shkak se ndjesia e perfeksionit u jep atyre një nivel sigurie dhe kontrolli absolut.

2. Kanë prirjen për t’u lënë fajin të tjerëve qëllimisht

Perfeksionistët janë të ashpër me veten, por edhe njerëzit e tjerë kjo për të mos përmbushur standardet e përsosmërisë. Ka shumë mënyra që mund të çojnë në konflikt të brendshëm ose të jashtëm me këta persona dhe ndjesia e fajit është një prej tyre.

3. Ose mund ta lënë udhëtimin e radhës me një kusht të caktuar

Sipas Becca Trayner, këshilluese e shëndetit mendor, perfeksionistët shpesh duan që gjërat të shkojnë aq mirë sa përfundojnë duke imagjinuar çdo skenar me detaje. Por, që gjërat të shkojnë mirë në udhëtimin e radhës, ata kërkojnë detaje për çdo gjë nga veshja, vendi, ushqimi etj.

4. Pushimet nuk kanë lidhje me mirëqenien e tyre

Pushim i mirëfilltë do të thotë largim nga rutina te përditshme dhe një “shërbim” i mirë ndaj vetes për disa ditë qetësie dhe relaksi. Për perfeksionistët, sakrifikimi i mirëqenies për hir të një pushimi të përsosur nuk është një ide e mirë, ndaj ata e gjejnë veten të “zhytur” në ankth dhe frikë deri në fund të këtyre ditëve.

5. Duan t’u bëjnë përshtypje të tjerëve

Ju mund të keni mënyrën tuaj për t’i bërë gjërat, sidomos gjatë udhëtimeve apo pushimeve dhe një prej tyre për perfeksionistët është sigurisht që të dallojnë në mes të njerëzve të tjerë.

6. Nuk jetojnë momentin

Kur jeni në një restorant buzë plazhit që mezi ke pritur ta frekuentosh apo një bar që ke dashur gjithnjë ta vizitosh, perfeksionistët harrojnë që të mendojnë pikërisht për këtë gjë kur i prekin nga afër dëshirat e tyre. Kjo sepse ata thjesht nuk dinë të jetojnë momentin!

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: HuffPost