Flokët

Disa këshilla për gocat bionde: Si t’i mbrojnë flokët nga uji i pishinave

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2024

Disa këshilla për gocat bionde: Si t’i mbrojnë flokët
FOTO: Shutterstock

Verë do të thotë plazh, pishina dhe shumë argëtim! Nëse pishinat janë një zgjedhje e juaja për këtë sezon, dihet që meraku më i madh që kanë vajzat janë flokët dhe zhytja në ujin me klor të tyre. Sidomos, gocat bionde që duken më të ekspozuara ndaj këtij fenomeni që gati kthehet në një makth për kujdesin ndaj flokëve.

Për fat të mirë, ne kemi disa këshilla interesante për ju!

Klori, një kimikat i pashmangshëm i pishinave, sigurisht që nuk është aleati më i mirë i flokëve tuaj biondë. Klori ka fuqinë që t’i shkatërrojë flokët, duke i bërë ato të brishta dhe pa jetë, madje mund të çojë edhe në tjetërsim të ngjyrës. Kjo për shkak se klori ka efekt te pigmentet bionde të flokëve: i oksidon ato frikshëm!

Ju mund t’i shmangni efektet e padëshiruara me këto metoda:

#1 Lagni flokët para notit

Një nga truket më të thjeshta, por edhe më efektive është të lagni flokët me ujë të freskët përpara se të zhyteni në pishinë. Ngopja e flokëve me ujë pa klor redukton aftësinë e tyre për ta thithur atë më pas.

#2 Aplikoni vaj kokosi

Para se të shkoni në pishinë, fërkoni një sasi të vogël vaj kokosi në flokët tuaj. Ky vaj natyral formon një pengesë kundër kimikateve të pishinës ndërsa ushqen thellë flokët deri te rrënja.

#3 Shpëlahuni menjëherë pas daljes nga pishina

Sapo të dilni nga pishina, shpëlani flokët tërësisht me ujë të pastër për të larë çdo klor të mbetur. Për një pastrim më të thellë, përdorni një shampo pastruese që heq të gjitha papastërtitë e grumbulluara.

Produkte thelbësore për të mbrojtur flokët biondë nga uji i pishinës:

-Produkt mbrojtës kundër rrezeve ultraviolet

Ky produkt krijon një barrierë mbrojtëse rreth flokëve tuaj, si nga klori, por edhe rrezet ultraviolet.

-Shampo pastruese

Kjo shampo neutralizon kimikatet nga uji me klor i pishinës apo kripa e plazhit duket mbajtur gjallë ngjyrën tuaj natyrale.

-Maska hidratuese dhe rigjeneruese

Maskat e flokëve të pasura me agjentë hidratues janë thelbësore për ushqimin e flokëve sidomos në verë dhe pas ekspozimit ndaj klorit. Përdorni një maskë ushqyese të paktën një herë në javë për t'i mbajtur flokët të butë, me shkëlqim dhe të shëndetshëm. Kërkoni përbërës si vaji i arganit, gjalpi shea (gjalp i nxjerrë nga pema afrikane e shea-s) ose aloe vera.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Grazia