Mendja

Pse njerëzit në TikTok po luftojnë sulmet e panikut me teorinë e “karameleve të tharta”

Shkruar nga Anabel

12 Korrik 2024

Pse njerëzit në TikTok po luftojnë sulmet e panikut me
FOTO: Getty | HannamariaH

Për të menaxhuar sulmet e panikut, ka shumë metoda që qarkullojnë vitet e fundit dhe që njerëzit po i praktikojnë për një lehtësim të gjendjes së tyre. Mund të jetë teknika e frymëmarrjes, tokëzimit apo vizualizimit, por njerëzit në TikTok janë fiksuar në një tjetër metodë: Quhet metoda e “sour candy” apo “karamalet e tharta”!

Sipas terapistes Fatema Jivanjee-Shakir, për të rifituar ndjenjën e sigurisë dhe kontrollit, është e rëndësishme të ktheni vëmendjen te trupi juaj në të tashmen.

Një video virale tregon se si shija e thartë e karameleve mund të "aktivizojë sistemin nervor parasimpatik që është përgjegjës për relaksimin".

https://www.tiktok.com/@betterhelp/video/6949203993881021702?=___psv__p_48759471__t_w_&ref=popsugar.com

Si ndihmojnë karamelet e tharta në sulmet e panikut?

Në thelb, këto karamele shërbejnë si një shpërqendrim për të hequr trupin nga reagimi i tij ndaj stresit. "E bukura e ngrënies së këtyre karameleve është se ato zgjojnë menjëherë shqisat tuaja," thotë psikologia klinike Raquel Martin. "Ju mund të përqendroheni në përtypjen ose thithjen e tyre, duke u përpjekur të kaloni në pjesën e ëmbël etj. E gjithë kjo rregullon në çast fokusin tuaj qendror, që është qëllimi, pra lehtësimi i gjendjes së ankthit."

Ajo thotë se disa njerëzve u duken të dobishme këto lloj karamelesh të tharta, ndërsa të tjerëve jo. Nëse nuk jeni admirues/e e ëmbëlsirave, për të pasur të njëjtin efekt si me thartësinë e këtyre karameleve, ju mund të provoni ushqime të ngjashme, si të kafshoni një limon, të hidhni kripë në gjuhë, të provoni salcë pikante etj. Të gjitha këto ndihmojnë në largimin e trurit tuaj nga paniku dhe rikthimin e vëmendjes te e tashmja.

Mekanizma të tjerë për të përballuar sulmet e panikut:

-Teknika 5-4-3-2-1: Kjo është një metodë që ju ndihmon të përqendroheni në të gjitha shqisat tuaja. Emërtoni pesë gjëra që mund të shihni, katër gjëra që mund të prekni, tre gjëra që mund të dëgjoni, dy gjëra që mund të nuhasni dhe një gjë që mund të shijoni.

-Krijoni një rutinë: Me sytë mbyllur, imagjinoni të ecni në shtëpi ose të bëni vaktin tuaj të preferuar. Ndiqni veten në çdo hap të këtyre veprimeve, pavarësisht se jeni me sy mbyllur. Kjo do të krijojë më shumë fokus dhe përqendrim.

-Kategorizimi: Mendoni për një kategori si kafshët, emrat e rrugëve, perimet ose bimët; listoni sa më shumë artikuj në një kategori sa të mundeni, më pas kaloni tek tjetra. Ekspertët thonë se kjo është një mënyrë e mirë për t’u fokusuar tek e tashmja dhe për t’u shkëputur disi nga sulmet e panikut.

-Akulli: Tronditja e sistemit tuaj me akull mund t'ju ndihmojë të përqendroheni në momentin aktual. Ju mund të mbani një kub akulli ose një portokall të ngrirë në fytyrë, të bëni një dush me ujë të ftohtë, pra të fokusoheni te ndjenja e shkrirjes së akullit dhe ftohtësisë në duart dhe trupin tuaj.  

Artikuj të sugjeruar: