Kendall Jenner dhe Bad Bunny kanë arritur të gjejnë gjuhën e pajtimit pas ndarjes, madje burimet thonë se janë më të dashuruar se kurrë. Dy burime folën për “Us Weekly” duke treguar edhe arsyet se pse romanca e tyre është më e qëndrueshme, pak kohë pas rikthimit.
Një burim tha se kimia "e pamohueshme" e çiftit i shtyu ata t'i jepnin edhe një shans njëri-tjetrit pas ndarjes në fund të vjeshtës së vitit 2023. Ata janë sërish bashkë dhe shumë të përkushtuar për ta çuar në një tjetër dimension historinë e tyre.
"Ata janë për pushime në një vend fantastik, pasi turneu i Bad Bunny-t mbaroi. Tani, ata kpo kalojnë shumë kohë bashkë, duke udhëtuar nëpër Europë," shpjegoi burimi.
Një burim tjetër tha se Bunny e trajton Jenner "si një princeshë". Kjo sjellje ka bërë që ai ta fitojë zemrën e modeles.

“Kendall vlerëson gjithçka që ai bën për të dhe sa ai e respekton. Është e vështirë të rezistosh kur një burrë të trajton sikur të jesh qendra e botës së tij.”
Njerëzit dhanë lajmin se Jenner dhe Bunny u ribashkuan më 30 maj, ndërsa një burim shpjegoi se ata fillimisht u ndanë sepse "nuk ishin në të njëjtën linjë për shkak të punës dhe angazhimeve".
"Dukej sikur ata kishin nevojë për të qenë larg, pra për ta humbur njëri-tjetrit dhe më pas për ta rifituar më fuqishëm,” shtoi burimi. “Ata kishin gjithmonë këtë kimi të çmendur ndaj njëri-tjetrit. Gjërat janë sërish super mirë.”
Sipas të njëjtave burime, çifti po i jep shumë përparësi kohës së kaluar së bashku duke u përkushtuar në aventura të reja, në pushime mes miqve dhe personave më të dashur për ta.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Elle