
Ngrini dorën nëse një herë të vetme në jetë nuk e keni fajësuar veten për bukën që keni harruar në thekëse! Por, sikur t’ju themi që kjo është një nga gjërat më të vogla për të cila duhet të viktimizoheni, pasi falë kësaj situate ju sot jeni të lumtur dhe të shëndetshëm? Me pak fjalë: "teoria e tostit të djegur!"
Kjo teori është e thjeshtë: Ideja se diçka e vogël si djegia e bukës në thekëse mund të bëhet shkak për t’ju shpëtuar jetën ose mund të bëjë që diçka e mirë t’ju ndodhë. Ndoshta, ato pesë minuta që ka marrë ky proces ju kanë shpëtuar nga një aksident automobilistik ose ndoshta ato minuta kanë bërë që të dilni pak më vonë nga shtëpia dhe befas të takoheni me miqtë/mikeshat që kishin kohë pa i parë.
Çfarë është kjo teori?
Në të vërtetë, kjo është një metaforë për ndonjë nga vështirësitë me të cilat mund të përballeni gjatë ditës, si trafiku, blerja e këpucëve, harrimi i fjalëkalimit të emailit, iPhone që nuk karikohet, fakti që nuk ka akull në frigorifer, etj.
"Teoria e tostit të djegur është një fenomen që tregon se një pengesë mund të na bëjë të shmangim një dëm më të madh,” thotë psikologia klinike Courtney Morgan. "Më pëlqen ta mendoj atë si një metodë mendore për t'u rikthyer në rrugën e duhur pasi diçka shkon keq."
Me fjalë të tjera, kjo teori është një kujtesë për të ndryshuar mentalitetin tuaj. Në vend që ta shikoni këtë episod si një mënyrë të keqe për të nisur ditën, mund të jeni mirënjohës/e që nuk ka sjellë shqetësime më të mëdha.
Përfitimet e zbatimit të kësaj teorie në jetën tuaj
Është normale të kesh ditë të këqija ndonjëherë. Por, kjo teori na tregon se si t'i rezistojmë spirales kur hasim në një pengesë. "Teoria e tostit të djegur" gjithashtu ndihmon në praktikimin e mirënjohjes, gjë që ju lejon të jeni më "të ndërgjegjshëm" në mendimet dhe veprimet tuaja.
Si ta praktikoni?
Herën tjetër që do ta ndjeni veten të mërzitur ose të frustruar nga një shqetësim në jetën tuaj, përpiquni të riformuloni mendimet duke i thënë vetes pse jeni mirënjohës/e për shqetësimin. Ju mund ta bëni këtë duke e folur me zë të lartë për veten tuaj ose duke shkruar mendimet në një ditar. Natyrisht, kjo mund të marrë pak kohë, por sapo të filloni të zhvendosni mendimet nga qasja negative drejt pozitives, kjo do ta bëjë më të lehtë praktikimin e "teorisë së tostit të djegur" pikërisht kur ndodh kaosi.
Artikuj të sugjeruar:
- “Teoria e flokëve të Hollywood-it” po bën namin në rrjet: Ç’duhet të dish?
- Pse çiftet në TikTok po testojnë lidhjet e tyre me “pyetjen e luleshtrydhes”
- Çfarë është “teoria e mendjes blu” që po bëhet virale në TikTok
- Çfarë është
- Pse njerëzit në TikTok po hanë limonin me lëkurë?
- “Truri kokoshkë”: Ç'duhet të dish për fenomenin që shkaktohet nga teknologjia
Burimi: Yahoo