Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

13 Korrik 2024

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Biden po përpiqet të bindë njerëzit se është në gjendje të vijojë kandidaturën për president: “Jam mirë”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Joe Biden po përpiqet të ngjallë fushatën e tij elektorale dhe të bindë njerëzit që është në gjendje të vazhdojë garën. Në një fushatë në Detroit, ai tha se nuk do të largohej nga gara dhe paralajmëroi se ish-presindeti Donald Trump, është një rrezik për SHBA.

Biden, 81 vjeç, po përpiqet të marrë një tjetër mandat për qeverisjen e SHBA. “Unë po kandidoj dhe ne do të fitojmë”, tha ai, duke shtuar se nuk do të shkojë askund. “Ka ardhur koha që të mos e trajtojmë politikën si të jetë një spektakël televiziv”, u shpreh Biden.

Një ekip ekspertësh do të analizojnë “Titanikun”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një ekip ekspertësh, shkencëtarësh dhe historianësh do të lundrojnë drejt anijes “Titanik” për të bërë të tjera ekzaminime dhe për të mbledhur rekordin fotografik më të detajuar të kryer ndonjëherë nga mbytja. Ekspertët do të përdorin teknologjinë më të fundit për të skanuar çdo cep të anijes së famshme.

Një ceremoni e përbashkët përkujtimore do të mbahet në det në ditët në vijim për ta dhe 1,500 pasagjerët dhe ekuipazhin që zbritën në “Titanik” që në vitin 1912. Dy automjete robotike do të zhyten në fund të oqeanit për të kapur miliona fotografi me rezolucion të lartë, për të bërë një model 3D të të gjitha mbetjeve.

Viktor Orban do të takohet me Trump

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u takua në Florida me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, pas përfundimit të samitit të NATO-s, i cili do të organizohet në SHBA. Takimi me Trump, me shumë gjasa do të ngjallë të tjera polemika për Orban.

Orban ka qenë një mbështetës i madh i Trump dhe në takimin e fundit në mars, ata do të diskutojnë për mënyrat se si do të arrihet paqja.

Erdogan synon që të rregullojë raportet me NATO-n

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Erdogan do të marrë pjesë në takimin e ri të NATO-s në Uashington, pas një mungese të gjatë të besimit gjatë viteve të fundit. Siç njoftoi edhe korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, shpreson që ky të jetë një fillim i ri për marrëdhëniet e Turqisë me aleatët perëndimorë.

Analistët shprehen se Erdogan do të vijë në takim me synim për të përmirësuar pozicionin e tij dhe të Turqisë, në raport me NATO-n. Përgjithësisht, Erdogan i ka mbështetur vendimet e NATO-s dhe ka kryer takime të shumta me aleatët.