Andriy Lunin, portieri i Real Madrid, u bë shënjestër e meme-ve në internet, pasi bashkë me të shoqen, Anastasia Tamazova, u martuan me kostume sportive dhe atlete të bardha. Dasma u organizua në vitin 2021 dhe ylli i Realit veshi një kostum në ngjyrë baby blue, ndërsa e shoqja, një kostum sportiv të bardhë.
Pas kaq vitesh, më në fund portieri tregoi arsyen se pse ai dhe Anastasia zgjodhën që në ceremoninë e kurorëzimit, të visheshin me kostume sportive. “Nuk ishim rehat me kustum, ndërsa të gjithë na shihnin dhe do të flisnim para shumë njerëzve. Unë dhe bashkëshortja vendosëm që ishte më e thjeshtë, më e rehatshme dhe më speciale (veshja e kostumeve)”.
Megjithatë, ai u shpreh se në një të ardhme të afërt, do të kishte dëshirë që të bënin një tjetër ceremoni, për të kremtuar dashurinë e tyre. “Është e vërtetë që në një tjetër ditë, dua të bëjmë një ceremoni në plazh, me familjen time. Pa kostume. Ajo me fustan veror dhe unë me një bluzë të bardhë. Në të ardhmen, do të bëjmë diçka më të bukur”.
Artikuj të sugjeruar: