Elvis Myrta, (a.k.a Lisi), ka folur për raportet me ish-banorët e “BBVA 3”, veçanërisht me marrëdhënien me Romeon, pasi të dy ata brenda shtëpisë së famshme, krijuan një miqësi të ngushtë. Pak kohë më parë qarkulluan zëra se ata nuk flisnin më, por gazetari i mohoi ato.
I ftuar në “Top Arena”, Lisi u shpreh se i ka takuar Heidin dhe Romeon, por jo shpesh, pasi është sezon veror.
“Patjetër që po. Jemi takuar, por jo shumë shpesh", u shpreh Lisi.
Ai shpjegoi se është periudha e verës dhe ai ka nisur të merret më gjërat e veta: "Unë kam filluar të merrem me gjërat e mia, i jam rikthyer punës sime, madje kam harruar që kam qenë në Big Brother”, tha ish-banori, duke shtuar se secili vijon jetën pas mbarimit të reality show-t.
Ai nënvizoi se lajmet janë të rreme dhe se nuk duhet t’u besojmë:
“Pse kush tha që nuk jemi takuar? Kanë dalë lajme ‘jemi zënë, jo s'jemi zënë’. Mos u merrni me fjalë", u shpreh ai duke buzëqeshur.
Pra, pa panik. Nga vjeshta ose dimri, do t’i shohim më shpesh. (Mbase kështu).
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar:
- Arbana Osmani konfirmon rikthimin në ekran
- Zhaklina Gjolla reagon pas zërave se ka tentuar të pajtohet me Olta Gixharin
- Arbana ka një përgjigje (të paqartë) për moderimin e “BBVA 4”
- Romeo flet për periudhën pas “BBVA 3” dhe planet për dasmën me Heidin
- E mendoni dot? Nëse Ledioni do të ndiqte pasionin e parë, nuk do e shihnim në moderim, por në muzikë