Muzika

Më në fund publikohet albumi i Eminem, “The Death of Slim Shady”!

Shkruar nga Anabel

13 Korrik 2024

Më në fund publikohet albumi i Eminem, “The Death of Slim

Guess who’s back? Back again? Shady is back!

Eminem ka publikuar albumin e tij të 12-të (i cili pretendohet të jetë i fundit në karrierën e tij), në të cilin ‘vret’ alteregon e famshme, Slim Shady. “The Death of Slim Shady (Coup de Grâce)” u publikua më 12 korrik nga Shady Records, Aftermath Entertainment dhe Interscope Records. Albumi përmban bashkëpunime të ndryshme, me Dem Jointz, Fredwreck, Cubeatz, Cole Bennett, Dr. Dre, Luis Resto, Skylar Grey, Big Sean etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marshall Mathers (@eminem)

Eminem vendosi të ‘vrasë’ alteregon e tij, me të cilin u bë i famshëm në vitin ’99, pas publikimit të këngës “My Name Is” e më pas, “The Real Slim Shady”. Kjo alterego është sinonimi i mënyrës se si Em iu prezantua publikut me muzikën e tij, flokët biondë dhe një karakter paksa të paqendrueshëm. Në vitin 2002, sipas Time, personazhi i krijuar nga Eminem, u cilësua si një ‘projektim makthesh’ dhe një fantazi që buronte nga inati i pakontrolluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marshall Mathers (@eminem)

Bota u përgatit për albumin e ri qysh më 19 mars të këtij viti, kur Dr. Dre, i ftuar në “Jimmy Kimmel Live!”, tha se albumi i ri ka për të qenë nam. Më tej, më 26 prill, në qytetin e tij të lindjes, Detroit, Eminem paraqiti një video në stilin e “Mistereve të Pazgjidhura”, në të cilën shkroi: “Kush e vrau Slim Shady-n?”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marshall Mathers (@eminem)

Më 21 maj, Eminem publikoi në Instagram një video, në të cilën shkroi: “dhe për rrengun tim të fundit…”, duke promovuar kështu këngën e parë të lançuar nga albumi, “Houdini”, referuar magjistarit të famshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marshall Mathers (@eminem)

Këngët e albumit:

“Renaissance”
“Habits”
“Trouble”
“Brand New Dance”
“Evil”
“All You Got”
“Lucifer”
“Antichrist”
“Fuel”
“Road Rage”
“Houdini”
“Breaking News”
“Guilti Conscience 2”
“Head Honcho”
“Temporary”
“Bad One”
“Tobey”
“Guess Who’s Back”
“Somebody Save Me”

Artikuj të sugjeruar: