Celebrity

Thuhet se Kim Kardashian ka thyer kodin e veshjes në dasmën e miliarderit indian

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2024

Thuhet se Kim Kardashian ka thyer kodin e veshjes në dasmën e
FOTO: @Presley Ann/Getty Images for ABA

Dasma më e komentuar e momentit, ajo mes miliarderit indian Anand Ambani dhe Radhika Merchant në Mumbai, është përfolur jo vetëm për ekstravagancën, por edhe për të ftuarit e famshëm nga e gjithë bota. Mes tyre, edhe motrat Kim dhe Khloé Kardashian.

Kim, në një nga veshjet në dasmën katërditore të miliarderit indian zgjodhi një fund të gjatë dhe një palë reçipeta me xhufka dhe shumë shkëlqim. Kim shtoi edhe aksesorët e mëdhenj të diamantit si varësja, por edhe një tjetër aksesor në kokë që bënte ndarjen në mes të flokëve të gjatë dhe të lëshuar të Kardashian.

Thuhet se Kim Kardashian ka thyer kodin e veshjes në dasmën e
FOTO: KIM KARDASHIAN INSTAGRAM

Por, përtej shkëlqimit në stilin e Kim duket se ajo ka thyer kodin tradicional hindu të veshjeve, sidomos të ngjyrës, pasi e kuqja zakonisht është një nuancë që zgjidhet nga nusja në ditën e saj të dasmës.

“Në kulturën indiane, gruaja është ajo që largohet nga shtëpia e saj dhe shkon në shtëpinë e burrit për të qenë me familjen e tij,” thotë Niki Shamdasani, stiliste e një marke indiane veshjesh.

“Është një ndryshim shumë më i madh për gruan sesa për burrin, ndaj është logjike që ajo të marrë më shumë vëmendje dhe të ketë në trup një ngjyrë të theksuar si e kuqja që simbolizon jetën e re. Veshja e kësaj nuance nga ana e Kim, cilësohet si një thyerje e etikës së të ftuarve në një dasmë indiane.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Ndërkohë, Khloé “luante” e sigurt në stilin e saj të veshjes, me një miksim ngjyrash mes floririt dhe të bardhës. Fustani i gjatë me qëndisje dhe shumë rruaza, flokët e gjatë me onde dukeshin totalisht një look që përputhej me stilin indian të dasmës.

Thuhet se Kim Kardashian ka thyer kodin e veshjes në dasmën e
FOTO: KIM KARDASHIAN INSTAGRAM

Dasma Ambani cilësohet si një nga më luksozet e vitit, me një listë të të ftuarve si ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson, këngëtaret Adele, Lana Del Rey, artistët Drake, Priyanka dhe Nick Jonas etj.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Intyle