
Është dilema e çdo vajze, me flokë të drejta, kaçurrela, me onde apo të lyera! Të gjithë e dimë se është e rëndësishme të kesh flokësh të shëndetshëm dhe lëkurën e skalpit jo të thatë apo shumë të yndyrshme, por cila është mënyra e duhur për ta bërë këtë?
“Gjithçka varet nga lloji i flokëve tuaj”, thotë Sabrina Porche, parukiere në Los Angeles. “E gjitha varet nga mënyra se si flokët tuaj e mbajnë ujin. Dhe nëse ndjeni sikur flokët bëhen më të thatë, ose nëse mendoni se duhet të shtoni lagështinë, ka gjithmonë një ndryshim në faktin se sa herë duhet t'i lani flokët.”
Sipas dermatologes Shirley Chi, shampoja shërben vetëm për të zbërthyer vajrat dhe ndoshta papastërtitë, por përdorimi çdo ditë, duke parë edhe përbërësit që ka ky produkt çojnë në tharje të flokëve dhe lëkurës së skalpit të kokës.
“Shampoja mendohet që heq yndyrën e tepërt nga flokët, por nëse e teproni kjo i bën flokët tuaj të thatë. Pra, me fjalë të tjera nuk ka një përgjigje përfundimtare për këtë metodë të larjes së flokëve. Rutina që i bën flokët të shëndetshëm dhe me shkëlqim, ajo mbetet më e mira për të gjitha gocat,” thotë Anne Juliette, parukiere në Los Angeles.
Por, ka dhe diçka që duhet ta keni parasysh në larjen e flokëve: orarin se kur i lani ato! Kjo varet nga stili juaj i jetesës, ndaj nëse jeni shumë aktiv/e dhe djersiteni shumë, ju i lani flokët më shpesh për shkak të djersitjes. Nëse e praktikoni shpesh këtë, Porche thotë se duhet të keni parasysh rihidratimin, pra trajtmet me balsam apo vaj ushqyes.
Kur bëhet fjalë për lëkurën e kokës, dermatologia Chi thotë se mund të ketë keqkuptime.
"Nëse keni zbokth, ju duhet t’i lani përditë flokët, ndryshe nga ideja e flokëve apo skalpit të thatë. Pra, nëse i lani përditë flokët më zbokth nuk dëmtoni asgjë, as në pjesën e lëkurës së kokës dhe as te flokët,” përfundon Chi.
Artikuj të sugjeruar: