
Mos mendo se kemi shpëtuar nga Covid, përkundrazi. Kudo në botë, ka raste të shtrimeve të pacientëve në spitale me simptoma të Covid. Në SHBA dhe Europë ka një grup të veçantë variantesh të reja të Covid-it, të cilat po bëjnë namin, sidomos në verë.
Sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, varianti i ri quhet “FliRT”, gjithashtu ka edhe variante të paidentifikuara si Kp. 1.1, KP.2 dhe KP.3, të cilat përbëjnë më shumë se 54% të rasteve të Covid në SHBA.
Në muajt e fundit, është shfaqur një grup i ri variantesh të Covid, të cilët kolektivisht identifikohen si “FLiRT”. Ata e kanë prejardhjen nga varianti dominues, JN.1, i cili në vetvete është një nënvariant i Omicron.
Të gjithë këto variante janë përgjegjëse për shtimin e rasteve edhe në Europë. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) tha se kishte nevojë për "më shumë të dhëna" për variantet e reja për të kuptuar se sa serioze dhe të transmetueshme mund të jenë ato, por tha se do të "vazhdojë të monitorojë këto variante" dhe do të mbledhë më shumë informacion se si vaksinat i mbrojnë njerëzit kundër tyre.
Si paraqitet situata në Shqipëri?
Në Shqipëri qarkullon një nënvrariant i Omicron-it, i cili ka prekur fëmijët dhe grupmoshat mbi 30 vjeç. Sipas drejtores së Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tominit: “Covid ka pasur gjithë vitin, në asnjë moment nuk kemi qenë 0 raste. Tani po vëmë re një luhatje të kurbës dhe kemi me dhjetëra raste”.
Rastet identifikohen lehtësisht, pa nevojën e kryerjes së një tamponi.
Cilat janë simptomat?
Sipas Dr. Lakshmi Halasyamani, drejtuesi i klinikës “Endeavor Health”, ndonëse ka një përhapje të variantit të ri, simptomat kryesore lidhen me Covid dhe mbeten të njëjta:
Kollë
Dhimbje të fytit
Sekrecione
Teshtitja
Lodhje
Dhimbje koke
Dhimbje muskulore
Bllokim
Ethe ose të dridhura
Vështirësi në frymëmarrje
Të vjella
Diarre