Dieta

6 zakone që duhet t’i shmangni nëse doni të humbisni peshë

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2024

6 zakone që duhet t’i shmangni nëse doni të humbisni
FOTO: OATMEALSTORIES//GETTY IMAGES

Pesha nuk përcakton shëndetin tuaj, por nëse e shihni që nuk po humbisni aq kilogramë sa pritshmëritë që keni, me siguri që nuk jeni në rrugën e duhur. Nëse jeni të përkushtuar drejt qëllimit për të humbur peshë ose doni të mbani peshën aktuale, ju duhet të ndryshoni qasje për të marrë rezultatet e dëshiruara brenda pak kohësh.

Gjashtë zakonet që e bëjnë më të vështirë këtë mision dhe që ju duhet t’i rishikoni janë këto:

#1 Keni një qasje afatshkurtër

6 zakone që duhet t’i shmangni nëse doni të humbisni
FOTO: Malte Mueller/Getty Images

Nuk ka zgjidhje të shpejta, kura mrekullibërëse ose pilula magjike kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, pavarësisht se çfarë besoni nga industria e mirëqenies. Humbja e peshës kërkon përkushtim ndaj një plani që mbështet zakone të shëndetshme afatgjatë. Një dietë e ekuilibruar, shumë ujë dhe mbi të gjitha shumë vullnet janë ato që ju duhen. Ulja e kilogramëve zgjat aq sa zgjat vullneti juaj dhe ky i fundit, duhet të jetë afatgjatë.

#2 Praktikoni mendësinë “gjithçka ose asgjë”

Shumë njerëz që luftojnë me një qëndrim afatshkurtër, gjithashtu luftojnë me një mendësi të tillë, pra 'gjithçka ose asgjë'. Procesi i dobësimit është një cikël i gjatë në përmirësim të vazhdueshëm, ndaj nëse keni zgjedhur këtë mendësi është mirë të hiqni dorë, kjo sipas ekspertes së shëndetit Deborah Sellmeyer.

#3 Keni një sistem të dobët mbështetjeje

Miqtë, pjesëtarët e familjes dhe persona të tjerë të rëndësishëm në jetën tuaj janë kritikë për humbjen e peshës tuaj. Nëse bezdiseni nga komentet e tyre me nota habie apo kritikash, thjesht shmangni sa më shumë takimet me ta, pasi të tillë njerëz në jetën tuaj thjesht e bëjnë më të vështirë misionin tuaj.

#4 Stërviteni në palestër, por nuk e kombinoni me një regjim ushqimor të ekuilibruar

Nëse qëllimi juaj është të keni një bark të sheshtë dhe trup të tonifikuar, ju thjesht nuk mund të ushtroheni në palestër apo të bëni aktivitet fizik nëse keni një dietë të varfër. Përqendrimi vetëm në stërvitje mund të çojë në një cikël shkatërrues për organizimin.

Një dietë e pasur me fruta, perime, yndyrna të shëndetshme, proteina dhe disa drithëra do t'ju shërbejë më së miri për sa i përket humbjes së qëndrueshme të peshës dhe ruajtjes së shëndetit të mirë.

#5 Ju mungon gjumi, punoni shumë dhe keni stres

6 zakone që duhet t’i shmangni nëse doni të humbisni
FOTO: d3sign/Getty Images

Humbja e peshës është më e vështirë nëse jeni nën stres kronik, nuk bëni gjumin e plotë apo keni mbingarkesë në punë. Fokusi vetëm në procesin e ushqyerjes dhe ushtrimet fizike mund t'ju bëjë të anashkaloni faktorë të tjerë që janë po aq të rëndësishëm si gjumi dhe menaxhimi i stresit.

#6 Jeni shumë të varur nga suplementet

6 zakone që duhet t’i shmangni nëse doni të humbisni
FOTO: Basak Gurbuz Derman/Getty Images

Asnjë suplement nuk ka ndikim maksimal në pjesën e dobësimit apo ruajtjes së peshës aktuale. Mbani mend diçka: Nëse hani më pak kalori se sa digjini, gjithmonë do të keni rezultatet e dëshiruara. Ky është sekreti, deficiti i kalorive!

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: CNET