
Shumë prindër ndihen të lodhur për faktin se teknologjia po “shkatërron” fëmijët e tyre. Nënat dhe baballarët e epokës digjitale janë të vetëdijshëm për vëmendjen e shtuar që kanë fëmijët ndaj pajisjeve teknologjike, por kjo qasje nuk duhet të vijë në kurriz të mirësisë dhe ndjeshmërisë së tyre.
Psikologu Richard Weissbourd nga “Harvard University” tregon disa mënyra për ta bërë këtë, gjithmonë nëse misioni juaj është që të rrisni fëmijë të mirë.
#1 Kaloni kohë me fëmijët tuaj
Ky është themeli i gjithçkaje! Kaloni kohë bashkë, bëni pyetje për botën dhe mënyrën se si ata i shohin gjërat dhe dëgjoni më vëmendje përgjigjet e tyre. Jo vetëm që do të mësoni botëkuptimin e fëmijës suaj, por do të tregoni dhe anën tuaj të kujdesit dhe ndjeshmëritë për njerëzit e tjerë, situatat etj.
#2 Gjërat që kanë rëndësi, thuajini me zë të lartë
Prindërit e dinë që kujdesi për fëmijët është përparësi e jetës së tyre, por shpesh fëmijët nuk e kuptojnë këtë mesazh. Ndaj, sigurohuni që t’i shprehni me zë të lartë gjërat që kanë rëndësi dhe që i adresohen fëmijëve tuaj, nga kujdesi për notat, kontrollin me mësuesit, kurset që ndjekin etj.
#3 Tregojini fëmijës se si të përpunojë idetë
Nëse fëmija juaj do të heqë dorë nga një sport ose një aktivitet tjetër, nxiteni atë që të gjejë burimin e problemit. Më pas, ndihmojini ata që të kuptojnë faktin se lënia e një aktiviteti nuk është zgjidhje, por gjetja e problemit dhe trajtimit, po. Kjo formulë vlen edhe për vendimmarrje të tjera në jetë.
#4 Jepni ndihmë dhe jini mirënjohës
Fëmijët që ndihmojnë të tjerët, priren të jenë më bujarë dhe të dashur me kalimin e viteve. Ndaj, është detyra e prindërve që në shtëpi t'u tregojnë atyre se kur të ndihmojnë motrat apo vëllezërit, të jenë falënderues ndaj tyre etj.
#5 Kontrolloni emocionet e vështira të fëmijës
Të ndihmosh fëmijët të përpunojnë emocionet dhe më pas t'i drejtosh ata drejt zgjidhjes së sigurt të konfliktit. Kjo kthehet në një busull orientuese drejt fokusit së të qenit individë të kujdesshëm kur të rriten.
#6 Kërkojuni atyre që ta vendosin veten në pozitat e të tjerëve
Çelësi është që t’i bëni fëmijët të kujdesen për njerëz të tjerë që mund të jenë familjarë, të moshuar, të afërm apo bashkëmoshatarë. Ju mund ta bëni këtë duke i stërvitur ata që të jenë dëgjues të mirë, duke i inkurajuar që të vendosin veten në vendin e njerëzve të tjerë dhe duke u nxitur ndjeshmërinë.
Artikuj të sugeruar: