Xherdan Shaqiri ka njoftuar se do të heqë dorë nga kombëtarja e Zvicrës. Përmes një postimi në Instagram, futbollisti 32-vjeçar bëri me dije se rrugëtimit të tij në kombëtaren zvicerane i erdhi fundi, pas një karriere 14-vjeçare, arritjeve dhe golave të shumtë.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është momenti t’i them ‘mirupafshim’ kombëtares. Kujtime të bukura mbeten dhe ju them të gjithëve ‘faleminderit’”, shkroi Shaqiri.
View this post on Instagram
Xherdani bëri paraqitjen e fundit në Euro 2024 dhe është i vetmi futbollist që ka shënuar në të tri botërorët dhe europianët e fundit. Shaqiri ka luajtur në pozicionin e sulmuesit në Bayern Munich dhe Liverpool.
View this post on Instagram
Ai ka luajtur në 125 ndeshje, ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 34 asiste mjaft të bukur në kombëtare.