Sport

Ángel Di María largohet nga kombëtarja e Argjentinës

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2024

Ángel Di María largohet nga kombëtarja e Argjentinës

Ángel Di María njoftoi tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës. Ai, pas finales së Kupës së Armerikës, ku triumfoi Argjentina, njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares, pas një karriere të suksesshme me ekipin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm)

Di María, 36 vjeç, ishte pjesë e kombetares argjentinase që prej moshës 16-vjeçare dhe bashkë me Messi-n kanë shkruar historinë, falë asisteve dhe golave fenomenalë.

Ángel Di María largohet nga kombëtarja e Argjentinës

“Ishte e shkruar të ndodhte kështu. Kam ëndërruar për këtë, që të arrijmë në finale dhe të fitojmë. Unë nuk di çfarë të them. Kam shumë ndjesi, i jam përjetësisht mirënjohës Federatës, e cila më dha gjithçka. Argjentina është dashuria dhe vendi im”, u shpreh ai.

Di María mori pjesë në katër kampionate botërori, në atë të vitit 2010, 2014, 2018 dhe 2022, në të cilin Argjentina mori kupën e fitores.