
Donald Trump është shfaqur për herë të parë në publik pas atentatit që iu bë gjatë fundjavës. I fashuar në veshin e djathtë, ku e kapi plumbi shkarazi, ish-presidenti u paraqit para turmës, e cila brohoriti për të.
Në takimin e radhës në Milëaukee, ish-presidenti u prit me ovacione dhe thirrjet “Amerika!”, “Lufto” dhe “Krenarë që jemi amerikanë”.
Për atentatin karshi Trump foli edhe Senatori i Karolinës jugore, Tim Scott, i cili e quajti 20-vjeçarin atentator “djall”. “Nëse nuk keni besuar te mrekullitë para ditës së diel, bëni mirë të filloni të besoni. Një djall erdhi në Pensilvani duke mbajtur një pistoletë, por një luan u ngrit në këmbët e tij dhe ulëriu”.
Rreth atentatit ndaj Donald Trump
Ish-presidenti Donald Trump po mbante fjalën e tij në një tubim elektoral në Pensilvani kur u qëllua në podium. Trump ishte duke folur në momentin që plumbi e kapi në veshin e djathtë.

Autori
Shërbimi Sekret dhe FBI kanë identifikuar autorin, një 20-vjeçar me emrin Thomas Matthew Crooksm, që u dallua mbi çatinë e një objekti shumë pranë tubimit të Trump dhe u vra nga Forcat e Sigurisë Amerikane. Sipas një videoje që ka qarkulluar në rrjete sociale pak minuta para sulmit, i riu ishte i regjistruar si votues i republikanëve dhe e shprehte hapur faktin se e urrente Trump-in.
Thomas Matthew Crooks
— The Patriot Oasis™ (@ThePatriotOasis) July 14, 2024
"I hate trump. I hate republicans." pic.twitter.com/dEwWOqdPyq
Viktima dhe i plagosuri
Të shtënat lanë të vdekur një pjesëmarrës në tubim dhe një të plagosur rëndë, thonë autoritetet.
Reagimi i Trump
“Plumbi më kapi pjesën e sipërme të veshit të djathtë, por unë falënderoj Shërbimin Sekret për reagimin e shpejtë. E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova, një zhurmë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva se plumbi po depërtonte në lëkurë. Më e rëndësishmja: Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit që u vra në tubim, si dhe familjes së personave të tjerë që mbetën të plagosur rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë. Zoti e bekoftë Amerikën!” e mbyll ai reagimin e tij në rrjetin social Truth Social.
Artikuj të sugjeruar: