Social Buzz

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që njerëzit po i adhurojnë

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2024

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që

Vitet 2000 janë një ndër epokat më nostalgjike për njerëzit dhe fakti që trendet e këtyre viteve gjithnjë kthehen, tregojnë se kemi njëfarë dashurie dhe ‘fiksimi’ me këto vite.

Rishtazi, Viktor Canosinaj, përmes një postimi në Instagram, tregoi se do të vijojë romanin e famshëm “Meriyll”, i cili ka bërë namin kur u publikua, në vitin 2000 dhe më tej.

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që

Subjekti i romanit na rrëfente historinë e një vajze të vogël, e cila humb të ëmën në moshën 13-vjeçare dhe detyrohet të mbajë shtëpinë. I ati i Meriyllit, është një burrë në depresion, i varur nga alkooli, i cili është edhe i papunë. Kështu, Meriyllit i bie barra e të rriturve dhe papritur e gjen veten në shtigje të errëta, ku rrezikohet të trafikohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Viktor Canosinaj (@viktorcanosinaj)

Ndërkohë, autori, Viktor Canosinaj, shkroi në Instagram: “Pandashmërisht Meriyll” – Vendosa edhe pikën e fundit në këtë roman që jetonte brenda meje prej shumë kohësh. Që nga botimi i romanit “Meriyll” në vitin 2000, kanë qenë të shumtë lexuesit që nëpër takime letrare më kanë pyetur dhe më kanë sugjeruar të shkruaj një vazhdim të romanit. Më në fund, ndodhi! Këtë herë, është fjala për një roman për të rritur, personazhet kryesorë të së cilit, Sidi dhe Meri, janë studentë, pra, sërish në një fazë kalimtare të jetës. Shpresoj që libri të dalë në qarkullim nga vjeshta”.

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që

Drejt e nga periudha e viteve 2000, vjen edhe seriali “Njerëz dhe Fate”, vazhdimi i rrugëtimit të Florit, i cili pasi kryen dënimin në burg, përballet me të tjera peripeci. Producenti i serialit do të jetë Arben Derhemi, i cili ka luajtur rolin e Florit dhe e ka përshkruar këtë periudhë si “sfidën e jetës”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arben Derhemi (@arben.derhemi)

“Kjo është sfida e jetës sime, sepse nuk do të jetë vetëm sfida e Benit si aktor, por edhe sfida e Benit si regjisor. E thënë më shqeto: Po të mos e merrja unë hapin ta ribëja, nuk do të ndodhte rikthimi i “Njerëz dhe fate”, u shpreh ai në një intervistë për “Dola te Ola”.

Sa i përket aktorëve, Arbeni u shpreh në të njëjtën intervistë: “Do të jenë pak a shumë të gjithë ata që kanë qenë, por këta janë 4 personazhet kryesore në të cilët do të mbahet seriali”.

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që

Muzika e këtyre viteve gjithashtu është duke përjetuar një rikthim të pazakontë (një ditë këngëtarët zgjohen dhe shohin se këngët e tyre po bëhen virale në TikTok). Rasti në Shqipëri? Baby – Anjeza Branka.

“Për ty një lot akoma më ka mbetur/ Për sytë e mi ende ai s’është tretur/ E mbaj unë lotin si kristal të fshehur/ Dua ëndrrën ta zgjoooj”.

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që

Xhinset me bel të ulët po bëjnë namin në TikTok e edhe pse ne nuk jemi gati shpirtërisht, sërish ato do ta bëjnë punën e vet.

Edhe vetullat e holla duket se janë duke u rikthyer fuqishëm dhe po, duken njësoj si në vitet 2000.

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që

Le të flasim pak për korrektorin si buzëkuq?! Makth! E di, e di, mos qaaaj! Sa kohë e largët, por ja që është rikthyer dhe për ca kohë, TikTok-u u fiksua.

@hannahmiaaaa Concealer on the center is just a must for a true nude ? @ONE SIZE BEAUTY “rents due” lip liner #latinamakeup #lipcombo #lipliner #concealerhack #concealerlips #concealerlipstick #brownnudelip ? original sound - lana vids

Të gjithë po shohin “Sex and the City”! Ah, ç’epokë!

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që

Rripi me tokëza mbi funde të gjatë, të bardhë? Po, po, mund t’i nxjerrësh nga dollapi, ose të mallkosh veten pse i ke hedhur, se prapë janë në modë!

Tangat sipër pantallonave! Siklet, por ja që ç’të bëjmë…

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që
Getty

Kapelet ‘kovë’ – Jo, s’janë harruar! Po po, janë prapë in.

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që
Prada

Shalli mbi kokë – Ëhë, edhe ky trend është rikthyer. Rihanna e çoi në një tjetër nivel dhe kështu, vendosi trendin shall mbi kapele.

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që

Shalli si bluzë – Nga Beyonce në vitet 2000, te gjithë gocat me stil.

Nostalgjia e viteve 2000: Disa gjëra që janë rikthyer dhe që