Muzika

DJ i famshëm ndërron jetë në moshën 49-vjeçare

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2024

DJ i famshëm ndërron jetë në moshën 49-vjeçare

DJ i njohur, Thomas Brückner, i njohur me emrin e artit Tomcraft, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Përmes një postimi të publikuar në Instagram, familja e tij dha lajmin e hidhur, duke njoftuar se Thomas ndërroi jetë më 15 korrik 2024. Deri më tani, nuk është zbuluar ende shkaku i vdekjes.

“Me zemër të thyer, ju informojmë se më 15 korrik 2024, babai dhe bashkëshorti ynë i dashur ndërroi jetë. Ne do ta mbajmë përgjithmonë në zemër, me dashuri, derisa të bashkohemi sërish”, shkruhej në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tomcraft (@tomcraftofc)

Një mik i tij, DJ Westbam, u shpreh i tronditur nga lajmi, duke thënë se 3 ditë para se të humbte jetën, kishte folur me Thomas. “Fola me të para tre ditësh dhe ai tha se po merrte veten nga një grip, por dukej mirë shpirtërisht. Tom do të sillte muzikë të re, fantastike dhe po planifikonte të luante me ne në “Rave The Planet”. E gjitha kjo është zemërthyese. Prehu në paqe, vëllaçko”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tomcraft (@tomcraftofc)

Brünker e nisi karrierën e tij si DJ në Mynih, në vitin 1994, duke kombinuar muzikën techno dhe progressive trance. Ai debutoi me hitin “This Is No House” e më tej, u bë i famshëm me “Viva”, “Prozac”; “Silence” dhe “Loneliness”.

Tomcraft vijoi me karrierën e ti si DJ prej vitesh, duke luajtur për miliona njerëz në shumë festivale në mbarë botën. Kënga e tij më e re ishte “Rude Place”, e publikuar në mars të këtij viti.