
Halsey mund të jetë fejuar me partnerin e saj, Avan Jogia. Çifti ka ngjallur thashetheme, pasi gjatë një pikniku romantik, këngëtarja na verboi me një unazë të shndritshme në gishtin e martesës.


Unaza ka një gur të madh në ngjyrë jeshile, me shumë gjasa smeral dhe rrethohet nga diamantë të vegjël.

Halsey, 29 vjeç, dukej mëse e lumtur në krahët e aktorit kanadez, 32-vjeçar, ndërsa e përqafonte dhe e puthte. Ajo kishte veshur një fustan mini dhe çizme kauboj, ndërsa partneri, këmishë të bardhë dhe pantallona të lirshme.


Dyshja është e lidhur që prej shtatorit të vitit të kaluar dhe mediat e pikasën raportin e tyre, pasi u panë duke u puthur në Los Angeles. Më pas, ajo e bëri publike romancën e saj në Instagram.

Lidhja e tyre erdhi pas ndarjes së Halsey me ish-partnerin e saj, Alev Aydin, me të cilin ishte e lidhur për thuajse 4 vite dhe kanë së bashku një djalë 3-vjeçar, Ender Ridley.
Artikuj të sugjeruar: