Nuk mund të mohohet që ka diçka të çuditshme, gati intime kur ju bëni thonjtë apo pedikyr, megjithatë, nuk mund të themi se nuk ka situata të sikletshme, të cilat i nervozojnë estetistët.
“Ka shumë klientë që janë të rregullt dhe vlerësues për punën tonë, por ka plot raste kur situatat e pakëndshme dhe sjellja e çuditshme e bëjnë këtë proces gati sfidues,” thotë Jin Soon Choi, eksperte e njohur e thonjve.
Ja cilat janë tre gjërat që mund t’ua kurseni atyre:
#1 Vonesa
Shkelja e parë është një nga më të zakonshmet: ardhja me vonesë në takim dhe mungesa e njoftimit. Për estetistet e thonjve, kjo është e padrejtë pasi prish komplet ciklin e takimeve gjatë ditës. Ato e cilësojnë si një dëm për biznesin, shtyrjen e orareve, ndërsa klientët mërziten pasi vijnë me vonesë dhe nuk futen në orarin për të cilin kishin rezervuar.
#2 Të qenit në telefon gjatë gjithë kohës
Nëse nuk jeni duke bërë pedikyr, mund të duket deri diku e pranueshme, por nëse po bëni thonjtë e duarve dhe ju flisni gjatë gjithë kohës në telefon apo çoni mesazhe, kjo vetëm sa e vështirëson procesin.
Pa harruar faktin që telefoni ka vajra në sipërfaqe nga prekja me duar dhe kjo mund të pengojë realizimin e dizajnit të duhur apo xhelit të thonjve.
#3 Kërkesat për trajtim të kallove dhe thonjve brenda në lëkurë
“Ne nuk jemi mjekë, që të trajtojmë çdo problem tek thonjtë e duarve apo të këmbëve të klientëve tanë. Ne trajtojmë problemet estetike, ndërsa për rastet e rënda ka profesionistë që japin zgjidhje më të mira,” thotë ekspertja Choi.
Pra, klientët duhet të mësohen me idenë që trajtimet e thonjve të duarve dhe të këmbëve janë diçka thjesht estetike.
Artikuj të sugjeruar: