Një europian i paharrueshëm ishte ky i vitit 2024! UEFA ka renditur 10 ndeshjet që do të mbahen mend për surprizat që dhuruan. Në një sondazh të krijuar nga UEFA, për ndeshjen e preferuar të kampionatit europian 2024, ndeshja Kroaci-Shqipëri ka marrë shumicën e votave, plot 53%, nga votues nga mbarë bota.
UEFA e ka renditur këtë ndeshje si një ndër më të paharrueshmet të sezonit. Kjo ndeshje na ngriu zemrën, na gëzoi pa masë.
View this post on Instagram
Djemtë e kombëtares shqiptare dhuruan super emocione në një ndeshje fantastike kundrejt Kroacisë. Shqipëria mbylli me sukses pjesën e parë, pasi në minutën e 11, Qazim Laçi bëri gol, duke e çuar kombëtaren tonë në avantazh.
Më pas, në pjesën e dytë, Kramaric bëri golin e parë për Kroacinë, në minutën e 74’, ndërsa Klaus Gjasula bëri autogol vetëm 2 minuta më vonë. Por, futbollisti shqiptar e rregulloi gabimin, pasi na fali barazimin në minutat shtesë, duke e mbyllur përfundimisht ndeshjen me rezultatin 2-2.
Ndeshjet e tjera që do të mbahen mend, sipas renditjes:
Gjermani – Skoci, rezultat 5-1
Turqi – Gjeorgji, rezultati 3-1
Kroaci – Itali, rezultati 1-1
Norvegji – Austri, rezultati 2-3
Spanjë – Gjeorgji, rezultati 4-1
Austri – Turqi, rezultati 1-2
Gjermani – Spanjë, rezultati 1-2
Spanjë – Francë, rezultati 2-1
Norvegji – Angli, rezultati 1-2
Artikuj të sugjeruar: