Femijë

4 shprehje që prindërit nuk duhet t’i përdorin ndaj fëmijës më të madh

Shkruar nga Anabel

18 Korrik 2024

4 shprehje që prindërit nuk duhet t’i përdorin ndaj
FOTO: franckreporter / Getty Images

Ka shumë studime që tregojnë se fëmija i parë dhe më i/e vogla e familjes trajtohen ndryshe nga fëmijët e tjerë. Një studim i fundit nga instituti “Alfred Adler” thotë se kalimi nga vëmendja ekskluzive tek e ajo e përbashkët për të gjithë fëmijët është çelësi për një ekuilibër në familje.

Në fakt, ka disa shprehje apo qëndrime që prindërit nuk duhet t’i përdorin sidomos ndaj fëmijëve më të mëdhenj.

#1 "Je vajzë/djalë i madh" 

Problemi: Prindërit rrezikojnë të kenë pritshmëri shumë të larta dhe të “minojnë” vetëbesimin.

Prindërit nuk duhet t’u japin fëmijëve detyra që nuk i takojnë moshës së tyre, por angazhime reale që ata mund t'i bëjnë me dëshirë. Për shembull, t’i kërkoni një 6-vjeçari/eje që të palos rrobat e gjithë familjes nuk është një detyrë që fëmijët e bëjnë me qejf, pasi kjo vendos edhe pritshmëri të larta në raport me moshën e tyre. Kërkesat e prindërve duhet të bazohen në aftësitë e përshtatshme për moshën që edhe fëmijët të ndihen mirë.

#2 "Ti duhet të japësh një shembull të mirë"

Problemi: Prindërit rrezikojnë të kërkojnë më shumë nga fëmijët se sa ata mund të bëjnë realisht për moshën e tyre, duke i vendosur përballë një dështimi.

Vetëm se fëmija i parë është edhe më i madhi/ja e familjes nuk të thotë që ata janë në gjendje të zotërojnë gjithçka. T'i kërkoni fëmijës të "jetë një shembull" është një formë tjetër e pritshmërive prindërore ndaj një fëmije, i/e cila me siguri që akoma nuk rri dot ulur 30 minuta në një restorant dhe jo më të demonstrojë aftësi të mira për motrën/vëllanë e tij/saj.

#3 "Ti je më i/e mira"

Problemi: Kur një rezultat i mirë bën që prindërit t'i mësojnë fëmijës së ata janë të denjë pikërisht për shkak të këtyre arritjeve.

Kjo mund të “minojë” sigurinë e lindur nga dashuria e pakushtëzuar. Fëmijët duhet ta dinë se janë të dashur për atë që janë dhe jo sepse shkëlqejnë në shkollë apo në ndonjë aktivitet apo konkurs të veçantë. Duke e tepruar me fëmijën më të madh dhe duke u larguar nga më të vegjlit ju mund të krijoni pakënaqësi midis vëllezërve dhe motrave, gjë që ndikon edhe në qasjen ndaj vëmendjes me kalimin e moshës.  

#4 "Kujdesu për vëllanë dhe motrën tënde"

Problemi: Prindërit rrezikojnë të kërkojnë shumë nga fëmija i tyre më i madh dhe të krijojnë pakënaqësi në familje.

“Fëmijët më të mëdhenj ende duhet të jenë fëmijë dhe nuk duhet të ngarkohen me përgjegjësitë e prindit, veçanërisht në lidhje me vëllezërit e motrat e tyre," thotë psikologia klinike Mary Ann Little. Gjëja më e rëndësishme është të mos vendosni pritshmëritë se fëmija më i madh duhet të kujdeset për vëllezërit e motrat e tij më të vegjël. Nëse ata munden dhe duan të ndihmojnë është tjetër gjë, por t’ua ngarkoni si detyrë është komplet një tjetër gjë që dëmton zhvillimin dhe vetëbesimin e tyre.

Artikuj të sugjeruar: