Nuk ka një mënyrë fikse dhe të vetme për t’u kujdesur për veten, pra për një mendje dhe trup të shëndetshëm, por ka plot mënyra të dobishme. Sidomos në verë, kur lëvizni nga një ambient i ftohtë në hapësirën jashtë ku është vapë, rregullimi i rutinave, djersitja e tepërt etj.
Ka disa gjëra që mund të bëni në emër të mirëqenies suaj dhe për to është dakord edhe mjeku Sanam Hafeez që tregon se çfarë realisht duhet të bëni për t’u ndjerë mirë me veten gjatë këtij sezoni.
#1 Shëtitje në mëngjes ose në mbrëmje
Kjo praktikë ndihmon që të shmangni nxehtësinë e ditës duke bërë që të përjetoni një ndjesi qetësie. Ecja e rregullt lehtëson stresin, ndikon në shëndetin e zemrës, e sidomos nëse shmangni oraret e pikut të vapës në verë.
#2 Ujë me akull
Sigurisht, pirja e ujit të ftohtë mund të jetë një mënyrë e mirë për t'u rihidratuar gjatë verës, por le ta çojmë këtë ide të kujdesit disa hapa më tej. Zhytja e fytyrës në një tas me ujë me akull mund të aktivizojë sistemin tuaj nervor parasimpatik dhe t'ju ndihmojë të largoni stresin.
#3 Smoothie me shumë proteina
Stërvitjet mund të jenë më intensive në ditët e ngrohta, prandaj sigurohuni që të rimbushni rezervat e proteinave me smoothie freskues që janë një burim shumë i mirë i energjisë në verë.
#4 Qëndroni në natyrë
Kur jashtë është shumë vapë, gjeni një moment kur nxehtësia bie dhe dilni në ambient jashtë. Kontakti me natyrën, cicërimën e zogjve, funksionojnë si terapi dhe ndikojnë në përmirësimin e shëndetin mendor dhe ndjesinë e qetësisë.
#5 Ushqim i shëndetshëm
Kujdesi për veten gjatë verës mund të jetë po aq i thjeshtë sa ngrënia e ushqimeve të sezonit. Perimet, frutat, domatet apo shalqiri janë fantastike për t’u hidratuar në verë.
#6 Zgjidhni veshje të lehta
Këpucët e sheshta, veshjet e pambukut që nuk e mbajnë djersën dhe veshjet e lehta janë gjithçka ju duhet për t’u ndjerë freskët dhe mirë gjatë këtij sezoni.
#7 Bëni pushime
Zgjidhni një fundjavë ose disa ditë për t’i kaluar larg shtëpisë. Mund të jenë pishina, plazhi, lumi si alternativa, mjafton që ju të pushoni dhe të kënaqeni larg rutinës, vetëm ose me miqtë apo familjen tuaj.
Artikuj të sugjeruar: