Sport

Ylli japonez i gjimnastikës artistike dërgohet në shtëpi, pasi u kap duke pirë cigare

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2024

Ylli japonez i gjimnastikës artistike dërgohet në shtëpi,
Kiyoshi Ota/Getty Images

Shoko Miyata, kapitenja 19-vjeçare e skuadrës japoneze për gjimnastikën artistike, është detyruar të largohet nga gara në Paris, pasi ka thyer rregullat e ekipit, duke pirë cigare. Federata e dërgoi në shtëpi Miyata-n dhe gjimnastja humbi kështu shansin për të vijuar garën. Kujtojmë se në Japoni konsumimi i cigares nuk lejohet nën 20 vjeç.

Zyrtarët e Asociacionit japonez të Gjimnastikës u shprehën se Miyata mbërriti në Japoni, pasi u largua nga kampi stërvitor i ekipit në Monako. Ekipi konfirmoi shkeljen, duke përfshirë edhe konsumimin e alkoolit. Skuadra e gocave do të garonte me 4 atlete, të renditura në vend të pestë. Presidenti i Asosacionit, Tadashi Fujita, u përkul para publikut, së bashku me trajnerin personal të gjimnastes së përjashtuar dhe u shpreh: “Ju kërkojmë falje nga thellësia e zemrave”.

Shpresat për ekipin japonez të gjimanstikës artistike, këtë herë ishin mjaft të larta, pasi mund të fitonte një medalje ekipore në Lojërat Olimipike në Francë, për herë të parë, që nga Lojërat Olimpike në Tokio, të zhvilluara në vitin 1964. Miyata do të drejtonte një ekip të përbërë nga kampione adoleshente, pasi ajo siguroi vendin e saj në Lojërat e Parisit në maj.

Trajneri i saj, Harada, tha se sjellja e pamatur e gjimnastes vinte nga një presion ekstrem për të bërë performancën e nivelit më të lartë. “Ajo po i kalonte ditët e saj me kaq shumë presion. Unë i lus njerëzit që ta kuptojnë këtë”, u shpreh ai, duke fshirë lotët.

Çështjet e shëndetit mendor me të cilat përballen atletët e rinj kanë qenë prej kohësh një temë diskutimi në Lojërat Olimpike të mëparshme. Edhe ylli i gjimnastikës, Simone Biles, u tërhoq nga garat.

Miyata është kampione kombëtare në fuqi të Japonisë. Ndërsa ekipi i djemve fitoi medaljen e artë në gjimnastikë në Lojërat Olimpike 2016, ndërsa gocat e fituan për herë të fundit në vitin 1964.