Shqipëria

Mosfunksionimi i sistemeve: Aeroporti i Tiranës bën njoftimin e rëndësishëm

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2024

Mosfunksionimi i sistemeve: Aeroporti i Tiranës bën njoftimin e 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi njerëzit se sistemet kompjuterike të tij nuk janë prekur nga problemi në Microsoft, i cili ka paralizuar aeroportet në mbarë globin. Megjithatë, në njoftimin e TIA-s, thuhet se udhëtarët mund të kenë ndryshime në oraret e mbërritjeve.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga ndërprerja e fundit e IT në mbarë botën. Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura nga ndërprerja e IT, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA”, thuhet në deklaratë.

Më tej shtohet:

“Ne i këshillojmë të gjithë pasagjerët që të verifikojnë oraret e tyre të fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës. TIA mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pasagjerëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën”, thuhet në njoftimin e TIA”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tirana International Airport (@tirana.international.airport)

Artikuj të sugjeruar: