High Tech

“CrowdStrike” reagon pas kaosit global dhe tregon se çfarë e shkaktoi problemin

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2024

“CrowdStrike” reagon pas kaosit global dhe tregon se 

Kompania globale “CrowdStrike” ka reaguar pas kaosit që preku aeoroportet, bankat, hekurudhat, spitalet e bizneset, duke thënë se e gjitha ishte pasojë e një defekti të gjetur në një përditësim të vetëm të përmbajtjes për host-et e Windows. Në një reagim në X, presidenti i kompanisë, George Kurtz, u shpreh:

“CrowdStrike po punon në mënyrë aktive me klientët e ndikuar nga një defekt i gjetur në një përditësim të vetëm të përmbajtjes për host-et e Windows. Host-et e Mac dhe Linux nuk janë prekur. Ky nuk është një incident sigurie apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe po rregullohet. Ne i referojmë klientët në portalin e mbështetjes për përditësimet më të fundit dhe do të vazhdojmë të ofrojmë përditësime të plota dhe të vazhdueshme në faqen tonë të internetit. Ne rekomandojmë që organizatat të sigurojnë se po komunikojnë me përfaqësuesit e CrowdStrike përmes kanaleve zyrtare. Ekipi ynë është plotësisht i mobilizuar për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e klientëve të “CrowdStrike”.

Problemi i reflektuar në Microsoft solli probleme në mbarë botën. Alan Woodward, një profesor i sigurisë kibernetike në universitetin e Surrey, tha: “Produkti përdoret nga organizata të mëdha që kanë një numër të konsiderueshëm kompjuterësh, për të siguruar që gjithçka të monitorohet. Fatkeqësisht, nëse humbasin të gjithë kompjuterët, ata nuk mund të funksionojnë ose vetëm në një nivel shërbimi shumë të vogël", duke shtuar se ndreqja e problemit mund të zgjasë disa ditë.

“Frustrimi kryesor është se për të rregulluar problemin do të kërkohet ndërhyrje manuale në çdo PC të prekur. Kjo do të nënkuptojë vonesa të mëdha në rikuperim dhe rrjedhimisht ndërprerje për ditët në vijim", shtoi ai.

Artikuj të sugjeruar: