Ushqim & Pije

Cili lloj ëmbëlsuesi është më i shëndetshmi, sipas dietologëve

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2024

Cili lloj ëmbëlsuesi është më i shëndetshmi, sipas

Ëmbëlsuesit që përdoren për kafenë, çajin, tërshërën, kosin apo pije dhe ushqime të tjera janë kaq të shumta sa mund të prezantohen në një menu më vete. Opsionet e shumta përfshijnë sheqerin e bardhë, ate kaf, mjaltin, ëmbëlsuesit artificialë, zëvendësues të sheqerit me bazë bimore etj.

Por, cila është zgjedhja më e shëndetshme?

“Sheqeri, në formën e tij më të thjeshtë, pra si glukozë, nuk është i keq për trupin,” thotë dietologia Natalie Rizzo. “Trupi në fakt ka nevojë për glukozë që të jetojë dhe të përballojë gjendje të ndryshme nga ato viralet tek infeksionet. Ai fuqizon trurin, muskujt dhe organet tona për të kryer funksionet e përditshme. Përtej kësaj, glukoza siguron edhe energjinë e nevojshme për stërvitje,” shton ajo.

Pra, sheqeri është i pranishëm në çdo ushqim që ka karbohidrate, por kjo nuk do të thotë që të gjitha ato ushqime janë të shëndetshme. Për shembull, bananet, të mbushura me sheqerna natyrale, kanë lëndë ushqyese të tjera të dobishme, si fibra dhe kalium, ndërsa pijet me gaz kanë vetëm sheqer të shtuar.

Sheqeri apo mjalti njihen si ëmbëlsues ushqyes, që do të thotë se ato japin energji në formën e karbohidrateve, sipas  U.S. Department of Agriculture. Ëmbëlsuesit joushqyes, të njohur si zëvendësues të sheqerit ose ëmbëlsues artificialë, përmbajnë shumë pak karbohidrate.

Si dietologe, Rizzo thotë se ajo është për sheqerin natyral të pranishëm në ushqime, por është e rëndësishme të kufizohet sheqeri i shtuar, pasi zakonisht është në ushqime që nuk sigurojnë shumë vlera për trupin dhe organzimin.

Cili është ëmbëlsuesi më i shëndetshëm?

Përdorimi i frutave ose lëngut 100% të frutave për të ëmbëlsuar ushqimet ose pijet, si shtimi i luleshtrydheve të freskëta në kos, një banane në tërshërë ose pak lëng portokalli në ujin e gazuar është një opsion i shëndetshëm sepse frutat përmbajnë lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin.

"Nëse keni nevojë për shije të ëmbël, përdorni fruta," thotë ajo. Kur bëhet fjalë për ëmbëlsuesin më të shëndetshëm për kafe ose çaj, zgjedhja në varet nga shijet personale, sepse opsionet janë kaq të ndryshme.

Gratë duhet ta kufizojnë sasinë e sheqerit të shtuar në gjashtë lugë çaji në ditë dhe burrat në nëntë lugë çaji, këshillon “American Heart Association”.

A është mjalti një ëmbëlsues më i shëndetshëm se sheqeri?

Jo në të vërtetë, thonë ekspertët! Nëse shikoni përbërjen e mjaltit, mund të ketë disa vitamina ose minerale që do të ishin më të mira se sa një sheqer i rafinuar, por në thelb, mjalti nuk është më i shëndetshëm se ëmbëlsuesit e tjerë, vetëm se ka dy vlera më shumë.  

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Today