Lady Gaga do të rikthehet pas një mungese të gjatë! Ajo surprizoi njerëzit, pasi postoi foto nga studioja muzikore, ku bëri me dije se po punon për këngët e reja.
“Thjesht unë në studio – e lumtur si gjithmonë, duke bërë muzikë. Ndihem shumë mirënjohëse, zemra është e paqtë. Është si meditim. Mezi pres të dëgjoni se me çfarë po punoj”, shkroi ajo në fotot bardhë e zi.
View this post on Instagram
Njerëzit menjëherë rendën nëpër komente për të shprehur gjithë dashurinë dhe dëshirën që Lady Gaga të rikthehet. Në fakt, Gaga, e ka thënë edhe më parë se do të ketë një rikthim. Në një intervistë për ET në maj, ajo tha se po punon për projektin e jetës. “Mezi pres t’ia jap këngët e reja fansave”, u shpreh ajo.
Gaga foli edhe për një tjetër pjesë të hitit të saj ikonik “Telephone” me Beyoncé, duke treguar se nuk ka gjë konkrete, por kurdo që Bey do ta telefonojë, Gaga do ta ngrejë telefonin.
Rikujtojmë se albumi i fundit i Lady Gaga-s është “Chromatica”, i publikuar në vitin 2020.
Artikuj të sugjeruar: