
Kanë mjaftuar disa foto dhe video nga udhëtimi i fundit i Kylie Jenner në Itali, ku ajo shfaqet duke ecur në rrugët me kalldrëm të Romës në shoqërinë e fëmijëve dhe miqve të saj për të kuptuar një tendencë të re.
Sigurisht, kur bëhet fjalë për trende, Kylie është në rresht të parë të prurjeve që më pas kopjohen nga njerëzit që e ndjekin dhe pëlqejnë stilin e saj. Kështu, Jenner shfaqet në një foto duke shijuar ushqimet tradicionale italiane, por ndjekësve të saj nuk u ka shpëtuar detaji i piercing-ut në formë rrethorë që qëndron në mesin e veshit.

Vendosja e këtij piercing-u në mes të kërcit të veshit, sigurisht që është një trend i guximshëm që nuk zbehet as nga flokët e errët dhe voluminozë të Kylie-t. E veshur me një fustan prej xhinsi me rripa të hollë dhe grim të pastër në fytyrë, duket se gjithë vëmendjen e stilit e ka marrë ky piercing.
Çfarë është një piercing conch (guaskë)?
Në thelb, ky lloj piercing-u është një shpim i kërcit të veshit, i pozicionuar në pjesën qendrore të tij. Kjo bën që kërci i veshit të mblidhet apo paloset duke ngjarë si një guaskë. Shpimi mund të bëhet në pjesën e brendshme ose të jashtme të veshit, mjafton që të krijohet ideja e efektit conch.
Artikuj të sugjeruar:
- Ka zëra se Kylie Jenner është grindur me të ëmën për shkak të Timothée Chalamet
- Kylie Jenner dhe Hailey Bieber aprovojnë trendin më të lezetshëm të thonjve
- Ç’ndodhi? Kylie Jenner shpërthen në lot pas komenteve në rrjet
- Kylie Jenner sapo nisi një trend të ri për rrobat e banjës, të cilin do ta duash ose urresh!
Burimi: TZR