Celebrity

Për Kim, ky incident ishte më i dhimbshëm se lindja e një fëmije

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2024

Për Kim, ky incident ishte më i dhimbshëm se lindja e një

Spoiler: Kim është paksa dramatike!
 
Në episodin e ri të “The Kardashians”, kamerat u përqendruan te problemi i Kim, e cila zbuloi se ka thyer 2 gishta në një incident të dhimbshëm. Kim e përshkroi dhimbjen e gishtave të thyer si edhe më të madhe se lindja e një fëmije.
 
Në episodin e ri, themeluesja e SKIMS, arrin në zyrën e mjekut me dy gishta të fashuar. Kur e pyesin se ç’ka ndodhur, Kim tha se dera e tualetit i shkaktoi këtë incident të tmerrshëm dhe një dhimbje të padurueshme.

Për Kim, ky incident ishte më i dhimbshëm se lindja e një

Ajo tha se djali i saj 8-vjeçar, Saint, e shpërqendroi, duke e bërë të thyente 2 gishtat. “Unë i thashë, është ora 20:39 dhe nuk ka patatina”, u shpreh Kim, pasi shpjegoi se i biri po vraponte vërdallë me një pako patatinash. Më pas, ajo tha se u vra, pa dorën e saj dhe ra përtokë.

Për Kim, ky incident ishte më i dhimbshëm se lindja e një
Hulu

Në fakt, gishtat e saj kishin marrë një pamje si gri, nga e nxira dhe një kockë e vockël kishte dalë nga gishti i mesit. Kim e përshkroi incidentin si të dhimbshëm dhe të përgjakshëm.

“Nuk bërtita. S’bëra asgjë, thjesht ngriva”, tha Kim.

Për Kim, ky incident ishte më i dhimbshëm se lindja e një
 
Më tej, mjeku i shpjegoi se kishte mundësi që thoi i saj të mos rritej më, por Kim, si një gocë perfeksioniste që është, refuzoi ta pranonte si alternativë. “Hajde tani! Do shpik një implant thonjsh”, tha Kim. Më pas, mjeku e siguroi që s’ka nevojë të presë gishtin, por i tha se situata mund të ishte shuuuumëë serioze.
 
Rishtazi, Kim ka pësuar një tjetër thyerje. Përmes një Instastory, miliarderja na ka treguar se ka thyer shpatullën dhe është detyruar të rrijë ca javë pa palestër.

Për Kim, ky incident ishte më i dhimbshëm se lindja e një

Artikuj të sugjeruar: