
Presidenti Joe Biden, pas shumë thirrjesh, ka vendosur dje të heqë dorë nga gara presidenciale në SHBA. Ai ka dhënë lajmin përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale. Biden u shpreh në letër se kjo tërheqje ishte për interesin më të mirë të vendit dhe partisë Demokratike.
View this post on Instagram
Thuajse të gjithë anëtarët e kësaj partie, kanë kërkuar që Biden të heqë dorë nga kandidimi dhe të pasohet kandidatura te një tjetër person i zgjedhur.
— Joe Biden (@JoeBiden) July 21, 2024
Reagimi i Donald Trump
Donald Trump reagoi menjëherë pas lajmërimit të Biden, duke u shprehur se “Joe Biden është presidenti më i dobët që SHBA ka pasur ndonjëherë”. Prononcimi i tij i shkurtër u bë për CNN, menjëherë pasi vendimi i presidentit aktual bëri bujë kudo në media.
Jill Biden, krah bashkëshortit
Pas tërheqjes nga gara, zonja e parë e vendit, Jill Biden, ka treguar mbështetjen e saj për të shoqin, Joe Biden. Ajo ka ripostuar në X letrën e dorëheqjes së Biden, shoqëruar me një emoji me zemër.
Reagimi i Barack Obama-s
Barack Obama ishte një ndër personat publikë që kërkoi tërheqjen e Joe Biden. Obama e konsideroi si vendimin më të vështirë të presidentit aktual.
“E di që Joe nuk është dorëzuar kurrë përpara asnjë beteje. Që ai të shikojë peisazhin politik dhe të vendosë se duhet t’ia kalojë pishtarin një kandidati të ri, është padyshim një nga vendimet më të vështira në jetën e tij. Por e di që ai nuk do ta merrte këtë vendim nëse nuk do të besonte se është i duhuri për Amerikën”, u shpreh ish-presidenti.
“Ky është një testament i dashurisë së Joe Biden për vendin e tij dhe shembulli i një nënpunësi të vërtetë publik që vendos interesat e popullit amerikan përpara interesave të tij. Gjeneratat e ardhshme të liderëve do të bëjnë mirë ta ndjekin. Kam besim se liderët e partisë tonë do të jenë në gjendje të organizojnë një proces nga do të dalë një kandidat i shquar. Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të bashkuar dhe që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën e Demokratëve në muajin gusht”, përfundoi ai.
Kamala Harris vs Donald Trump
View this post on Instagram
Joe Biden ia pasoi stafetën Kamala Harris, e cila do të jetë tanimë përballë Donald Trump. Ajo u shpreh e vendosur për fitoren e demokratëve.
Sulmi ndaj Kamala Harris
Kandidati republikan për zëvendëspresident në SHBA, JD Vance, akuzoi Harris se ka gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe për shëndetin mendor të Joe Biden.
“Joe Biden ka qenë presidenti më i keq që kam parë në jetën time dhe Kamala Harris ka qenë pranë tij në çdo hap. Në 4 vitet e fundit, ajo ishte dakord me politikat për kufirin e hapur dhe mashtrimit të Biden që rriti koston e banesave dhe ushqimeve. Për 4 vjet, ajo gënjeu për shëndetin mendor të Joe Biden, duke i lënë kombit një president që nuk mund të bëjë punën si duhet. Presidenti Trump dhe unë jemi gati të shpëtojmë Amerikën. Kushdo që është në krye të listës së demokratëve, mirë se të vijë”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Reagimet e liderëve botërorë
Justin Trudeau, kryeminstri kanadez u shpreh se Biden është një person i shkëlqyer, u udhëhequr nga dashuria e tij për vendin. “Si president, ai është një partner i kanadezëve dhe një mik i vërtetë”.
I’ve known President Biden for years. He’s a great man, and everything he does is guided by his love for his country. As President, he is a partner to Canadians — and a true friend.
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) July 21, 2024
To President Biden and the First Lady: thank you. pic.twitter.com/5mQvFn8INn
Kancelari gjerman Olaf Scholz shkroi se presidenti ka bërë shumë për vendin e tij, Europën dhe botën. “Falë tij, bashkëpunimi transatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe SHBA-ja është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar më, meriton mirënjohje”, u shpreh Scholz.
Mein Freund @POTUS Joe Biden hat viel erreicht: für sein Land, für Europa, die Welt. Dank ihm ist die transatlantische Zusammenarbeit eng, die NATO stark, die USA ein guter und verlässlicher Partner für uns. Sein Entschluss, nicht noch einmal zu kandidieren, verdient Anerkennung.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) July 21, 2024
Keir Starmer, kryeministri britanik tha se e respekton vendimin e Biden për t’u tërhequr nga gara për presidentin e SHBA.
I respect President Biden's decision and I look forward to us working together during the remainder of his presidency.
— Keir Starmer (@Keir_Starmer) July 21, 2024
I know that, as he has done throughout his remarkable career, he will have made his decision based on what he believes is best for the American people. https://t.co/SCxFFtyl73
Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës u shpreh në X se vendimi i Biden ishte i guximshëm dhe dinjitoz.
Toda mi admiración y reconocimiento a la valiente y digna decisión del presidente @JoeBiden.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) July 21, 2024
Gracias a su determinación y liderazgo, EEUU superó la crisis económica tras la pandemia y el grave asalto al Capitolio y ha sido ejemplar en su apoyo a Ucrania ante la agresión rusa de…