Ushqim & Pije

10 ushqimet që rrisin përqendrimin dhe ju bëjnë më produktivë në punë

Shkruar nga Anabel

22 Korrik 2024

10 ushqimet që rrisin përqendrimin dhe ju bëjnë më
FOTO MARRE NGA GRAZIA.IT

Për të qenë produktivë në punë duket se nuk mjafton vetëm planifikimi i detyrave apo takimeve, por edhe një stil jete i shëndetshëm. Një dietë e ekuilibruar në shije dhe vlera ushqimore është e nevojshme për ju.

Ushqimet e pasura me probiotikë, proteina, anti-oksidantë, vitamina, minerale, yndyra të shëndetshme dhe karbohidrate komplekse në dietën tuaj të përditshme, jo vetëm që ushqejnë trupin tuaj në mënyrë efektive, por mbështesin përqendrimin dhe efikasitetin në çdo ditë të punës suaj.

Ja cilat janë këto ushqime:

-Avokado

Avokadoja nuk është vetëm e mirë për pjesën e ruajtjes së një peshe normale trupore, por edhe një burim kaliumi, i cili mbështet funksionin e muskujve dhe nervave. Yndyrat e pangopura janë të dobishme për shëndetin e zemrës dhe ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit.

-Bajame

10 ushqimet që rrisin përqendrimin dhe ju bëjnë më
FOTO MARRE NGA GRAZIA.IT

Bajamet janë të pasura me magnez, një lëndë ushqyese që luan një rol kyç në transmetimin nervor dhe rregullimin e gjumit. Ky mineral është thelbësor për relaksimin e muskujve dhe nervave, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe rrjedhimisht përmirësimin e përqendrimit dhe përpunimit të informacionit.

-Salmoni

Përveç omega-3, salmoni është një burim i shkëlqyer i vitaminës D, e cila ndikon në rregullimin e humorit dhe uljen e ankthit dhe depresionit.

-Bananet

Bananet janë të pasura me triptofan, një aminoacid thelbësor që trupi e shndërron në serotoninë, një neurotransmetues që rregullon gjendjen shpirtërore dhe nxit ndjenjën e mirëqenies.

-Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmban teobrominë, një përbërës që mund të përmirësojë përqendrimin, vëmendjen dhe të rrisë produktivitetin. Për më tepër, flavonoidet në çokollatën e zezë kanë efekte anti-oksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat mund të mbrojnë trurin nga shumë sëmundje.

-Spinaqi

Përveç hekurit dhe magnezit, spinaqi është i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, anti-oksidantë që mbrojnë trurin nga inflamacioni dhe stresi i përditshëm.

-Fara kungulli

Këto fara kanë shumë proteina dhe konsumimi i tyre ndihmon në përmirësimin e komunikimit midis qelizave të trurit, duke mbështetur funksionin njohës dhe duke rritur përqendrimin gjatë gjithë ditës.

-Kosi grek

10 ushqimet që rrisin përqendrimin dhe ju bëjnë më
FOTO MARRE NGA GRAZIA.IT

Kosi grek përmban acide yndyrore që mund të kapërcejnë barrierën gjak-tru dhe të ndikojnë pozitivisht në funksionin njohës. Ky ushqim siguron proteina që mbështesin ndërtimin, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e aftësive të larta njohëse dhe rritjen e produktivitetit gjatë ditës.

-Manaferrat

Manaferrat janë të pasura me anti-oksidantë si antocianina dhe vitamina C, të cilat mbrojnë trurin nga plakja e parakohshme. Për më tepër, manaferrat janë burim i sheqernave natyrale, duke siguruar energji të qëndrueshme pa rritje të niveleve të glukozës në gjak.

-Quinoa

Pa gluten dhe e pasur me proteina, quinoa siguron të gjitha aminoacidet e nevojshme për sintezën e neurotransmetuesve në tru. Quinoa është njëherësh një burim i mirë i magnezit dhe hekurit, minerale të rëndësishme për shëndetin e trurit dhe rregullimin e funksioneve njohëse.

Artikuj të sugjeruar: